Panorama Sport (Albania)

Liverpuli e Çelsi rigjejnë fitoret, bie Arsenali

Poçetino beson te titulli, norvegjezi te vendi i 4-t

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Me Murinjon pas krahëve dhe Pogbanë e rilindur, Solskjaer i bind të gjithë me 5 fitore në të gjitha kompeticio­net, të gjitha radhazi pas shkarkimit të portugezit nga Junajtid. Por, të themi të vërtetën, mundi kundërshta­rë të një kalibri jo të jashtëzako­nshëm. Për këtë arsye, Totenhem-Mançester Junajtid, ndeshja e madhe e javës së 22të të Premier Ligës (sot në orën 17:30) është një sfidë në gjendje për të na thënë nëse "Djajtë" kanë nisur me të vërtetë një rrugë të re. Pas humbjes kundër Liverpulit, e cila i kushtoi stolin Mout, një tjetër Junajtid është shfaqur, i cili ka kaluar pa probleme Kardifin, Hadërsfill­din, Bornmëthin dhe Njukasëlli­n në kampionat dhe Redingun në Kupën FA. Duke qëndruar në Premier Ligë, 4 ndeshje me Solskjaeri­n në stol dhe 14 gola të shënuar (3 të pësuar) me sinjale të shkëlqyera loje sulmuese dhe mbi të gjitha një skuadër e bashkuar. Janë të gjitha elemente, që nuk i shihnim prej kohësh nga këto anë. Por, nëse Junajtid ka nisur zyrtarisht rrugën drejt vendit

të katërt, Totenhemi nuk ka reshtur kurrë së besuari për titullin dhe fitorja me të cilën Siti frenoi arratinë e Liverpulit, u mirëprit nga "Spërsat". Katër ndeshjet e fundit të kampionati­t flasin për 15 gola të shënuar, pavarësish­t ndalesës së papritur me Uolvesin. Dhe këtyre u shtohen fitoret 7-0 ndaj Tranmeres në Kupën FA dhe ajo 1-0 ndaj Çelsit në Kupën e Ligës. Totenhemi një gol e gjen gjithnjë: shënon prej 18 ndeshjesh radhazi (sfida e fundit pa gol 0-1 me Sitin në fund të tetorit) dhe Kejn shënon prej 6 ndeshjesh radhazi. Edhe precedentë­t janë inkurajues për Poçetinon, fitimtar 3-0 në ndeshjen e vajtjes në "Old Trafford", e cila nisi krizën e Murinjos. Në shtëpi, londinezët nuk humbasin kundër Junajtid prej 6 sezonesh, me tri fitore në tri përballjet e fundit. Në fakt, janë transferta­t në Londër ato që "djajtë" e kuq nuk i përballojn­ë mirë, fitimtarë vetëm në 4 nga

17 sfidat e fundit ndaj ekipeve kryeqyteta­se. Kejn nga njëra anë, Rashford nga tjetra, një tjetër sulmues i rilindur nga Solskjaer: tre gola në 4 ndeshjet pas Mout, gol në dy ndeshje radhazi dhe në kërkim të ndeshjes së tretë radhazi, diçka që s'e ka bërë kurrë në karrierë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania