Panorama Sport (Albania)

Etrit Berisha: Tare, vendimtar në karrierën time

"S'do ta harroj Dortmundin, Panuçi trajner i shkëlqyer"

- OLSI TUJANI

Prej vitesh është pjesë e Serisë A, duke treguar nga ndeshja në ndeshje apo nga sezoni në sezon rritje, maturi dhe siguri të shtuar brenda katërkëndë­shit. Etrit Berisha ka qenë personazh i një interviste të gjatë nga prestigjio­zja italiane "Gazzetta dello Sport", në të cilën gardiani kuqezi flet për fillesat në Itali dhe raportin me Igli Taren, karriera, rivaliteti tek Atalanta, ëndrrat, dëshirat, synimet dhe raportin me Panuçin apo edhe rivalin në Kombëtare, Thomas Strakoshën. Ja intervista e plotë e gardianit kuqezi:

Etrit nuk trembet kur bëhet fjalë për sfida të rëndësishm­e: "Mund të luajmë kundër gjithkujt, edhe të mëdhave", nis fillimisht portieri. Për ngjitjen përfundimt­are në elitë, mungon edhe një hap. "Na duhet që të bëjmë më mirë ndaj atyre që konsideroh­en ekipe mesatare apo të vogla. T'u themi mjaft humbjeve si ajo ndaj Empolit". I lindur në Kosovë më 19 mars 1989, për gjigantin nga Prishtina, hapi i radhës ishte Suedia në vitin 2008. Me Kalmarin nisi karrierën si profesioni­st dhe pesë vite më vonë është në futbollin e "të mëdhenjve". "Kisha oferta nga Seria dhe Premier Liga, por Tare ishte deciziv. Në atë periudhë më ndiqte, mbi të gjitha në Kombëtare. E falënderoj pasi ishte i pari që pati besim tek unë". Më tej, portieri tregon se ka qenë vetëm një hap larg Kievos. "Vizitova qytetin

dhe pashë si funksionon­te klubi, madje firmosa edhe një parakontra­të që më pas u anulua". Pas kësaj, Berisha i tha "po", Lacios: "Ishte e pamundur që ta refuzoja, por kur qëndrova tri vite pas Marketit, kishte ardhur momenti që të isha protagonis­t. Në vitin 2016 i thotë lamtumirë Romës (qytetit) pa asnjë dyshim se do të ketë një karrierë në rritje. "Bergamo ishte një sfidë e re. Fola me trajnerin dhe drejtuesit e klubit, pa pasur asnjë pretendim. Shpresoja që të kisha vetëm një shans për të treguar vlerat e mia". U tha, u bë! Luan 83 ndeshje me bergamaskë­t duke shfaqur rritje të vazhdueshm­e, në atë që bën me duar

apo edhe "me kokë".

Berisha, cili është niveli aktual?

Eksperienc­a të ndihmon shumë, ashtu si edhe gabimet. Eliminimi ndaj Dortmundit u bëri keq të gjithëve, sidomos mua. Kam vuajtur, por ai episod ka forcuar karakterin tim. Sot jam i lumtur, më i maturuar. Luaj rregullish­t dhe e imagjinoj këtu të ardhmen time. Projekti është i mrekullues­hëm dhe shoqëria është ambicioze, pasi tanimë nuk luan më për mbijetesë. Nuk mund të kërkoj më shumë.

Europa, është e mundur arritja?

Do të varet nga maturia jonë. Kemi bërë mirë me të mëdhatë, më pak ndaj të tjerave. Kemi 28 pikë, për fat të keq mungojnë 4 apo 5 pasi kemi pësuar gola të evitueshëm. Gjithsesi, klasifikim­i është i mirë dhe jemi në garë për të arritur objektivat tona.

Kaljari-Atalanta vlen çerekfinal­et e Kupës së Italisë...

Po, ekziston mundësia që të sfidojmë Juventusin në shtëpi. E në fakt, janë ndeshje që na pëlqejnë. Si në kampionat, duam që të shkojmë sa më gjatë që të jetë e mundur. Nuk kemi asnjë presion, pasi kështu ia dalim që të japim më të mirën e mundshme.

Të ndalemi pak te roli, jeni pro portierit "organizato­r"?

Futbolli ka ndryshuar dhe loja me këmbë vlen shumë. Kërkohet që të përfshihes­h sa më shumë dhe nëse arrin ta bësh këtë që të mund të luash saktë edhe me këmbë, je një armë më shumë për ekipin. Gjithashtu edhe Gasperini, një trajner i madh, kërkon që loja të nisë nga mbrapa (nga portieri). Besoj se po ia dal mirë dhe kur më kërkohet që të luaj me këmbë, nuk bëj pas, por e vijoj lojën.

Në fillim të sezonit, titullar e nisi Golini...

Është një djalë i mirë dhe futbollist i shkëlqyer. Ka konkurrenc­ë dhe për mua ngjitja nuk ka qenë e lehtë. Gjithsesi, kam punuar shumë për të merituar një shans dhe fatmirësis­ht m'u dha. Tanimë, e kam të ndalur që të... ndaloj. Dua që gjithmonë të jem një siguri për shokët e ekipit.

Ama, kohët e fundit ndonjëri ju ka bërë ndonjë shaka të pakëndshme (autogolat)...

Duhet të jem më shumë i kujdesshëm ndaj mbrojtësve të mi sesa kundërshta­rëve, pasi katër autogola në shtatë ndeshje janë një event i jashtëzako­nshëm (qesh...). megjithatë, t'i lëmë mënjanë shakatë, kemi qenë shumë të pafat. Sidomos në këtë periudhë, kur në fakt kemi luajtur mirë, por nuk kemi marrë pikët që duhet. Skuadra është konkurrues­e në çdo repart dhe tanimë nevojitet pikërisht që të evitojmë pësimin e këtyre golave banalë.

Kush është më i miri në botë për momentin?

Loris, Pikford, Handanoviç e Oblak. Po në Itali?

Përveç Samirit (Handanoviç), them Donaruma. Është shumë i ri, por prej vitesh është i jashtëzako­nshëm. E ardhmja është e tij. Më tej Kranjo, i cili shfaqet gjithnjë e më shumë i sigurt dhe bën reagime vendimtare për të shpëtuar portën. Pa harruar mikun tim Strakoshën.

Rivalin tuaj te Shqipëria...

Është një çështje ndryshe nga klubi. Sigurisht që shpresoj të luaj gjithmonë, por qëndrimi në pankinë është më pak i rëndë. E mira e Kombëtares vjen para gjithçkaje. Panuçi është një trajner i shkëlqyer. Ishte e rëndësishm­e të mposhtnim Uellsin pas disfatës ndaj Skocisë.

(Në këtë moment, shpërthen Iliçiç i motivuar: "Berisha, hajde që të stërvitesh"! Berisha ka punuar veçmas gjatë ditëve të fundit për shqetësime shëndetëso­re dhe ndaj Kaljarit do të luajë Goli, ndërsa portieri kuqezi do të rikthehet kundër Frozinones).

E ardhmja, cilat janë ëndrrat që kërkoni t'i realizoni?

Të luaj në Champions, shansi i humbur me Lacion në vitin 2015 pas eliminimit nga Bajer Leverkusen në kualifikue­se dhe që të fitoj një trofe. Do të ishte maksimumi që mund të bëja tek Atalanta.

Si e përfytyron­i veten pas shumë vitesh?

Me çantë në shpinë, duke zbuluar talente. Dhe shpresoj të kem hapur një shkollë futbolli në Kosovë.

 ??  ??
 ??  ?? Moment nga një seancë stërvitore e Kombëtares
Moment nga një seancë stërvitore e Kombëtares
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania