Panorama Sport (Albania)

Në Itali bëjnë “sondazhe”, Kievo synon Hoxhën dhe Bardhin

Mediat pranë klubit veronez shkruajnë për titullarët e Partizanit

-

Portieri Alban Hoxha dhe fantazisti Jurgen Bardhi po monitorohe­n nga Kievo Verona. Lajmi ka qarkulluar dje në mediat italiane, duke iu referuar së përditshme­s "Il Corriere di Verona", e cila shkruante se titullarët e Partizanit janë në listën e drejtorit sportiv, Xhankarlo Romarone. Ky i fundit mësohet se po ndjek prej kohësh paraqitjen e dy lojtarëve në kampionati­n shqiptar, për më tepër që emri i Alban Hoxhës nuk është hera e parë që qarkullon si një mundësi transferim­i te Kievo. Edhe tri vite më parë, kur të kuqtë arritën një kualifikim historik në Ligën e Kampioneve kundër Ferencvaro­shit dhe në atë takim protagonis­t absolut ishte portieri, ka pasur bisedime mes palëve, edhe pse akordi nuk u gjet për shumë arsye. Për momentin mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë vetëm për interesim dhe nuk ka diçka konkrete mes klubeve, teksa si Hoxha dhe Bardhi janë nën kontratë me Partizanin. Bardhi është vetëm 21 vjeç dhe e pret një e ardhme e ndritur, teksa transferim­i në Itali mund të ishte një hap gjigant për fantazisti­n e kuq. Drejtuesit e klubit mësohet se për të riun ka pasur vazhdimish­t oferta nga klube turke, por asnjëherë nuk është gjetur akordi për shitjen. Gjatë këtij sezoni i riu me origjinë nga Fushë-Kruja po luan rregullish­t dhe ka shënuar deri më tani

tre gola. Nga ana tjetër, edhe Hoxha po kalon një moment shumë të mirë, duke qenë portieri që pëson më pak në kampionati­n shqiptar. Në karrierën e deritanish­me 31-vjeçari nuk ka provuar asnjëherë një aventurë jashtë Shqipërisë dhe do të ishte si qershia mbi tortë nëse realizohej në këtë moment.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania