Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu “godet” në Serbi

Mesfushori kosovar, i lindur në Novi Sad, firmos për vite me klubin korçar

- ANARILDO ALIA

Një kosovar që ka lindur në Serbi dhe për më tepër me mbiemrin Asani. Koincidenc­a është e "çmendur", pasi ka të njëjtat karakteris­tika si Jasir Asani i Partizanit dhe gjithashtu është 23 vjeç, po aq sa lojtari nga Shkupi. Goditja e parë e Skënderbeu­t quhet Elmir Asani, një mesfushor krahu që mendohet se mund të bëjë diferencën në kampionati­n shqiptar. Dje debutoi me fanellën e bardhekuqv­e duke shënuar pas vetëm pesë minutash në miqësoren ndaj Bylisit. Pa mbushur ende 18vjeç, Asani ka debutuar në Superligën serbe me skuadrën e vendlindje­s, Vojvodina. Me ekipin që përfaqëson qytetin e Novi Sadit është aktivizuar në 14 ndeshje, duke shënuar dhe një gol në kampionati­n serb. Për dy sezone ka qenë pjesë e Vozdovac, sërish në Superligën serbe, për t'u transferua­r në vitin 2017 te Zemun, ku dhe ka luajtur më tepër se çdo skuadër në kampionati­n vendës. Në pjesën e parë të këtij sezoni provoi të luante me klubin e Ligës së Dytë austriake, Sport Admira, ndërsa dje zyrtarizoi marrëveshj­en me Skënderbeu­n, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 2 mijë eurosh në muaj. Vetë klubi

bardhekuq, përmes një postimi në faqen zyrtare, konfirmoi akordin. "Asani iu bashkua ekipit të premten dhe pas testit me Bylisin, së bashku me presidenti­n Ardjan Takaj kanë firmosur kontratën që e lidh për 3 vitet e ardhshme me klubin tonë. Asani luan në krahun e djathtë të mesfushës", shkruante klubi. Tashmë pas

dëmtimit të Dejvi Bregut, sipas të gjitha gjasave trajneri Orges Shehi do t'i japë një fanellë titullari kosovarit në krahët e mesfushës, duke qenë në duel me Gripshin dhe Hoxhajn për dy vende. XHEFRI ÇARLS

Sulmuesi nigerian, Dhefri Çarls, kërkon të rikthehet te Skënderbeu, pasi nuk po gjen hapësirat e duhura te Rabotniçku në Maqedoni, ku prej dy sezonesh është i huazuar nga korçarët. Kontrata e huazimit skadon në fund të këtij sezoni, por lojtari nuk dëshiron të qëndrojë më në Maqedoni, madje edhe vetë klubit i intereson të largohet. Por, "Panorama Sport" mëson se rikthimi i Çarls te Skënderbeu është i vështirë, pasi në qendër të sulmit korçarët kanë Blerim Krasniqin dhe Saliu Guindo. Trajneri Orges Shehi kërkon në atë pozicion një lojtar që bën diferencën dhe kësisoj, gjasat janë që nigeriani të huazohet sërish në një klub në Maqedoni ose në ndonjë skuadër në Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania