Panorama Sport (Albania)

“Poker” ndaj Bylisit, korçarët rigjejnë formën para... startit

Shënon afrimi i fundit, Asani, por edhe Muzaka, Dita e Oto Xhon

-

Skënderbeu bind edhe në miqësoren e dytë, paçka se këtë herë nuk kishte Tiranën përballë, por Bylisin e Kategorisë së Parë, që kërkon të rikthehet në Superiore. Në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin "Tropikal" në Durrës janë parë dy skuadra me shumë diferenca, në një takim që prodhoi pesë gola dhe në fund Skënderbeu fitoi 4-1.

PJESA E PARË - Ende pa u mbyllur pesë minuta lojë, është Skënderbeu që tregon forcën me të sapoafruar­in Elmir Asani, i cili godet bukur brenda zonës. Nuk mjaftohen me kaq korçarët, të cilët fitojnë një penallti në minutën e shtatë pas rrëzimit të Krasniqit në zonë. Nga pika e bardhë është Muzaka që gjen golin e qetësisë. Me dy gola në avantazh gjërat bëhen më të thjeshta për korçarët, të cilët nuk e ulin ritmin dhe kërkojnë të bëjnë tris. Në minutën e 20-të ka panik në fushë, pasi Leonit Abazi përplaset me reklamat rrethuese,

por ka fatin me vete, duke mos pësuar një dëmtim të rëndë. Me kalimin e minutave, ballshiotë­t zgjohen dhe provojnë të vendosin në vështirësi kundërshta­rin, teksa gjejnë golin me anë të sulmuesit Kofi, por meritën më të madhe e ka Peposhi, që i jep një asist perfekt. Bylisi bëhet agresiv dhe Antoni i afrohet golit të barazimit. Më pas provon edhe Lamçja, i cili godet nga distanca, por as ai nuk gjen rrjetën. Gjithsesi, në momentin më të mirë të Bylisit, Skënderbeu shënon golin e qetësisë me Ditën, i cili realizon me kokë pas një krosimi në zonë.

PJESA E DYTË - Me startin e 45 minutave të dyta, trajnerët Shehi dhe Dovedan ndryshojnë pjesën më të madhe të formacioni­t, duke iu dhënë mundësi të gjithë lojtarëve në dispozicio­n. Kjo bën që pjesa e dytë të ketë pak raste për shënim. Përpiqet Bylisi të rihapë lojën në minutën e 60-të me Aliajn, por nuk ia del, pasi është pozicional Dajsinani, duke neutralizu­ar situatën. Sikur të mos mjaftonin mungesat e shumta, tersi këtë herë ndjek Lulajn, i cili dëmtohet në kaviljen e djathtë. Në lojë futet Oto Xhon, që vendos në vështirësi mbrojtjen kundërshta­re me fizikun e tij. Takimi fiton grintën dhe tempin e duhur, por mungojnë rastet nga të dyja skuadrat. Në të vetmen goditje të Oto Xhon drejt portës, sulmuesi arrin të realizojë golin e katërt. Nuk ka më histori dhe korçarët marrin fitoren e dytë radhazi në miqësore, por ajo që shqetëson më tepër trajnerin Shehi janë dëmtimet e shumta. A.Alia

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania