Panorama Sport (Albania)

Mema: U zhgënjeva, kemi probleme në çdo repart

-

Ardian Mema ka dalë i zhgënjyer nga miqësorja e djeshme me Laçin. Në një prononcim pas takimit, trajneri i Tiranës, foli për lojën, që sipas tij nuk i pëlqeu, por edhe ndryshimet taktike dhe sjelljen e Majkëll Ngosë në fushën e lojës.

DISFATA – “Faktikisht kemi bërë shumë stërvitje dhe lojtarët ishin pak të ngarkuar. Kjo i shërben më shumë fazës përgatitor­e ose harmonizim­it të veprimeve. Kemi bërë ndryshime në pozicione. Gjithsesi jam i pakënaqur. Kundër Korçës ishte diçka tjetër, ekipi luajti, mbajti topin gjatë gjithë kohës, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë bëmë ndryshime dhe sot (dje) ishte e njëjta situatë. Po shohim mundësi nga më të ndryshmet sesi mund të vendosemi në ditët në vazhdim”,

MERKATO – “Për reparte dhe emra konkretë nuk mund të flas dot, sepse unë po bëj stërvitje me këtë grup lojtarësh. Por, është e vërtetë që po shohim për lojtarë. Ka mundësi që këto ditë të kemi dhe lojtarë të rinj brenda ekipit. Nuk ka ndryshuar asgjë në raport me presidenti­n dhe merkaton. Kemi parë shumë futbollist­ë, por nuk më kanë ngjitur, siç thotë populli. Duhen futbollist­ë, të cilët duhet të bëjnë diferencën me këta që kemi. Nuk kemi hequr dorë akoma, pasi merkato nuk është mbyllur, por të shohim në ditët në vijim. Goxhaj? Ai ka ardhur dje në ekip dhe na duhet dhe pak kohë për ta parë, nëse do të jetë pjesë e Tiranës”.

MBROJTJA – “Aktivizova Gent Muçën, i cili ka një vit e gjysmë që nuk luan. Koha është e nevojshme që ai të jetë i gatshëm në dyluftime, mbajtje topi dhe gjëra të kësaj natyre. Marvin Turtulli u dëmtua pardje dhe ka një sforcim të vogël në muskulatur­ë. Provova Gentin që është pjesë e ekipit dhe normalisht këto ndeshje shërbejnë për të provuar lojtarët”.

MIQËSORJA – “Kemi probleme në të gjitha repartet, por më tepër po merrem me ngarkesën fizike. Jemi stërvitur paradite dhe pasdite, kështu që lojtarët nuk ishin të freskët. U zhgënjeva me pjesën e presionit. Lojtarët tanë shkonin në vonesë në presion ndaj kundërshta­rit. Ishim gjithë kohën të vonshëm në këtë aspekt. Laçi ishte shumë më i freskët se ne, me atë që u pa në ndeshje. Kjo më jep shkas të shoh dhe gjendjen e lojtarëve, pasi mund të jenë të lodhur në maksimum. Mund të kemi rikuperime këto ditë dhe të shohim ndeshjen e ardhshme”.

NGO – “Më ka pëlqyer gjithë këto ndeshje, por, të them të drejtën, sot ishte faktor si në ndeshjet e fundit në kampionat, kur ka marrë topa në thellësi, ka qenë para portës, ka krijuar raste dhe ka dhënë asiste. Sot ishte një Ngo tjetër. Nervozizmi? Ngo është nga ata lojtarë që mendoj se kanë mentalitet fituesi dhe nuk e pranojnë humbjen. Kështu kam qenë dhe unë, por Ngo dhe të gjithë lojtarët duhet të kuptojnë se në futboll nuk fitohet me dëshirë. Duhet punuar shumë, djersitur dhe luftuar shumë për të fituar. Nuk është se atij i mungon kjo gjë, por gjithë këto ditë ka pasur një ngarkesë të madhe fizike, që nuk e ka lejuar të shprehet si duhet. Unë mendoj se Ngo ka karakter të fortë sportiv dhe nuk e pranon humbjen, por ai është një lojtar i rëndësishë­m për ekipin. Dhe ai duhet të jetë me nerva më të qeta, pasi sot ishte vetëm një miqësore”.

FAZA E TRETË – “Vazhdimësi­a mbetet për t’u parë, por tani është faza e tretë që fillon, që është shumë e rëndësishm­e për ne. Mendoj se do të bëjmë maksimumin për të arritur rezultatet e nevojshme. Vijmë pas një ndeshje të humbur dhe kemi ato problemet tona. Të them të drejtën, ekipi po i ofrohet ndeshjes kundër Skënderbeu­t, ku kemi humbur shumë raste si në ndeshje të tjera të kampionati­t. Do ta shikoj me shumë kujdes pjesën e mbetur të fazës përgatitor­e për të parë se ku duhet të ndërhyjmë, sepse ndoshta po i vë “fajin” pjesës së lodhjes. Ndoshta mund t’i kem lodhur më tepër se duhet, por kjo analizë do të jetë pjesë e stafit.”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania