Panorama Sport (Albania)

Prenga “habit”: Jemi më mirë se ç’duhet

-

Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, pranon se i pëlqen fitorja me Laçin, por nuk i beson. Arsyeja sipas Prengës është se në këtë moment skuadra nuk mund të jetë aq mirë në aspektin e lojës, për shkak të ngarkesës stërvitore dhe kjo gjë e shqetëson disi. Prenga flet edhe për merkaton, duke e pranuar se i duhet sulmues, ndonëse Xhixha e Berisha janë gati për surprizën. “Me thënë të drejtën nuk jam i kënaqur me këtë ndeshje. Ndoshta kemi luajtur më mirë sesa duhet 15 ditë para kampionati­t. Nuk e di nëse jemi në rrugën e duhur, por bëmë një ndeshje pa gabime. Shpresoj që këtë paraqitje ta bëjmë në kampionat, e jo tani. Është një ndeshje miqësore që të gënjen, unë nuk jam i kënaqur me rezultatin, por me mënyrën e lojës. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, por nuk e di, nuk mund të them asnjë gjë për këtë fazë përgatitor­e”, është shprehur Prenga që më pas ka vazhduar të flasë për të ardhmen. “Që në fillim e kam thënë se jemi ndryshe nga tjerët, mendojmë gjithmonë për nivelin që paraqesim. Synimi ynë është të marrim vetëm lojtarë të rinj. I kemi sytë nga merkato, por dhe nëse nuk bëjmë merkato, do mundohemi me këtë grup që kemi, të luajmë fort në këtë kampionat, që është shumë i vështirë. Kemi nevojë për dy sulmues, minimalish­t që njëri të tërheqë ekipin, por Xhixha do të ketë minutat e veta. Ne duam Kupat e Europës dhe kam dëshirë si Xhixha, si Berisha të marrin minutat e tyre. Por shpresoj të vijë një lojtar cilësor, që të jetë rezultativ. Mersini dhe Çokaj janë dy afrime të mia dhe unë i di aftësitë e tyre, prandaj iu besoj shumë”, përfundoi Prenga.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania