Panorama Sport (Albania)

Kamza, stërvitje speciale në... plazh

Trajneri Gjoka, “terapi” ekipit

- Abdulla Dushku

Skuadra e Kamzës është zhvendosur tashmë në Golem, ku do të qëndrojë një javë, ndërsa ndeshjet do t’i zhvillojë 10 kilometra larg resortit, që ndodhet pranë ishsektori­t “Rinia” në Durrës. Çdo gjë duket mirë e bukur si dhe vetë lojtarët janë të kënaqur. Gjatë këtyre ditëve, skuadra do të zhvillojë edhe dy miqësore. E para do të jetë këtë të mërkurë në aneksin e stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit ku do të presë Kastriotin. Ndërkohë që trajneri Gjoka duket se është i kënaqur me skuadrën e tij dhe se ambientimi është bërë shumë mirë në kohë. Ai është mjaft i bindur për mbijetesën e skuadrës dhe optimist për pjesën e mbetur

të kampionati­t, ku skuadra e tij do të funksionoj­ë si një e tërë. “Mendoj se Kamza do të shpëtojë, jemi duke përforcuar skuadrën me lojtarë të tjerë, por ende mbetet për t’u parë forma e dy afrimeve. Ne nuk do të shohim sesi luajnë apo gabojnë rivalet tona, por do të përqendroh­emi në punën tonë, duke bërë luftën tonë. Unë mendoj se kush do të gabojë më pak, nga 4 rivalet e kësaj lufte të mbijetesës, Tirana, Luftëtari, ne dhe Kastrioti, do t’i shpëtojë rënies nga kategoria. Skuadra që do të jetë më e fortë nga ana psikologji­ke dhe kush do gjejë përkrahjen nga presidenca, do ta kalojë provimin. Ne duhet që të kemi përkrahjen dhe mbështetje­n e të gjithë hallkave drejtuese të klubit, presidencë–bashki. Nëse kjo do të funksionoj­ë normalisht, Kamza është e sigurt që nuk do të jetë në vallen e skuadrave që kërkojnë mbijetesën”, ka deklaruar Gjoka për “Panorama Sport”, para zhvendosje­s në Durrës.

 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme në plazhin e Golemit
Çast nga stërvitja e djeshme në plazhin e Golemit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania