Panorama Sport (Albania)

Besa nuk ndalet, merr kapitenin e Tomorit

Verdhezinj­të mundin Kombëtaren U-20, shënon Mëllugja

- FERIZ FERIZAJ

Besa bën goditjen e tretë në këtë merka to janari. Pas Ejoh dhe Mziut që i zyrtarizoi në ditët e fundit të vitit të kaluar, kavajasit kanë siguruar dje edhe shërbimet e kapitenit të Tomorit, Ervis Çaço. Mbrojtësi i krahut që luan edhe në mesfushë, dje ka firmosur me kavajasit duke u bërë lojtari i tretë që i bashkohet skuadrës për fazën e dytë të kampionati­t. Besa synon ngjitjen në elitë dhe drejtuesit janë të përqendrua­r maksimalis­ht në merkato për të forcuar grupin. Në ditët në vijim pritet që presidenti Bizhdili të bëjë edhe një goditje të fundit në këtë merkato janari dhe më pas ekipi të jetë gati për startin e pjesës së dytë të kampionati­t.

MIQËSORJA

Besa luajti dje miqësoren e parashikua­r ndaj Shqipërisë U-20, sfidë e zhvilluar në aneksin stërvitor të Kavajës. Për ta ndjekur takimin ishin prezentë mjaft drejtues, trajnerë të moshave të Kombëtarev­e nga Sulejman Mema, Nevil Dede, Alban Bushi, Xhemal Mustadanag­iç, Armand Damo, Elvin Beqiri dhe presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili. Në Kombëtaren U-20 bënin pjesë edhe dy lojtarët kavajas, Shaljani e Cara, që luajtën si titullarë. Besa nis lojën me formacioni­n e saj më të mirë, duke vlerësuar maksimalis­ht talentet e U-20. Nuk vonoi shumë dhe lojtarët e Kombëtares filluan të tregojnë klasin e tyre dhe të luajnë më mirë se Besa. Janë thuajse 25 minutat e para që shfaqin një Kombëtare të vendosur shumë mirë në fushë, çfarë sjell vështirësi për Besën të dalë në sulm. Nga ana e tyre, Tedi Cara dhe Gavazaj sjellin shqetësim në prapavijën verdhezi duke goditur disa herë portën, por përvoja e Mirakës eviton çdo rrezik. Ndërsa manovra sulmuese e Besës çalon pasi çdo top i adresuar tek Onuh, por edhe Ejoh, thuajse bllokohej dhe merrej nga mbrojtësit me Shaljanin në formë të shkëlqyer. Besa nis të dalë në lojën e saj pas minutës së 25-të, ku tashmë mbrojtësit Biba e Kullolli avancojnë përpara në krahë duke krijuar kombinime me Mziun e Çelhakën dhe po ashtu me Mëllugjën. Kjo mënyrë loje sposton verdhezinj­të më afër zonës mike, ku gjejnë edhe golin në minutën e 30-të. Ishte një asist ideal për

Mëllugjën, që diagonal me portën godet dhe topi pasi devijohet lehtë nga një mbrojtës, përfundon në rrjetë. Në 45 minutat e dyta, të dy trajnerët bëjnë zëvendësim­et respektove, ku te Besa hyjnë talentet e reja, por rezultati nuk ndryshon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania