Panorama Sport (Albania)

Apolonia nuk di të fitojë, Dinamo e ndëshkon në fund

Fierakët provojnë lojtarët e rinj që kanë luajtur pak

-

Apolonia ka zhvilluar miqësoren e dytë të këtij viti. Këtë herë fierakët kanë luajtur kundër Dinamos, sërish në Fier. Përtej rezultatit të barabartë 1-1, të dyja skuadrat, por sidomos Apolonia, kanë pasur mundësi të testojnë lojtarët, që pak hapësira kanë pasur gjatë kampionati­t apo dhe të tjerë që janë në provë. NDESHJA Pjesa e parë ka qenë pak a shumë e barabartë, me përpjekje më të mëdha nga fierakët, që arrijnë të konkretizo­jnë në minutën e 12-të. Ka qenë një aksion nga e majta e sulmit dhe Gjata ka pasuar me përpikmëri drejt qendrës, ku K.Mehmeti gjuan brenda zonës dhe mposht portierin Laço. Pas golit, loja është e balancuar dhe të dyja skuadrat përpiqen për t’i marrë epërsinë njëratjetr­ës, por rastet në portat respektive janë shumë të rralla. Dinamovitë­t kërkojnë të barazojnë, por Çema, Prendi e Topalli mbulohen mirë nga mbrojtja e Apolonisë, ndërkohë që fierakët kanë mundësinë më të mirë për të dyfishuar në minutën e 42-të, por K.Mehmeti brenda zonës gjuan dobët mbi tra. Në pjesën e dytë ka shumë zëvendësim­e dhe loja nis me ritëm më të shpejtë. Katër raste të mira shënimi për fierakët në harkun e 5' të para. Hysenshaha dy herë, K. Prifti dhe Hidersha provojnë me gjuajtje nga distanca të ndryshme nga jashtë zonës dhe shënjestro­jnë saktë kuadratin, por në të gjitha rastet goli është evituar nga ndërhyrjet e portierit Laço. 10' përpara fundit, K. Prifti asiston mirë tek i riu Alillari, që gjuan fort, por

topi largohet në korner nga portieri kundërshta­r. Dy minuta më vonë do të vijë dhe goli i barazimit. Aksion i ndërtuar mirë nga dinamovitë­t dhe Çeliku gjen të çarë qendrën e mbrojtjes fierake, duke e pasur të lehtë finalizimi­n. Ndeshja mbyllet në barazim.

Bujar Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania