Panorama Sport (Albania)

Egnatia pa mëshirë, "poker" ndaj Albpetroli­t

- Aldo Buzi

Rrogozhina­sit e nisin vitin 2019 me fitore. Në miqësoren e zhvilluar mesditën e djeshme në fushën me bar sintetik në Kavajë, ishte Egnatia që triumfoi 4-0 ndaj Albpetroli­t të Kategorisë së Dytë. Përveç rezultatit, të besuarit e trajnerit Bledar Sinella, i cili debutoi me fitore në krye të pankinës rrogozhina­se, bënë një paraqitje shumë të mirë. Këtë e vërteton edhe gjetja e shpejtë e rrugës së rrjetës dhe mbyllja në shifrat 3-0 e pjesës së parë. Ndërsa miqtë nga Patosi kishin menduar të provonin lojtarët e rinj, që do t'u besohet një fanellë titullari nëse nuk ndërhyhet shumë në merkato.

Ndeshja - Loja nisi mirë për Egnatian, që me ndryshimet e bëra në formacion kishte krijuar tjetër fizionomi në ndërtimin e aksioneve.

Vetëm pasi kishin kaluar pesë minuta lojë, është afrimi i merkatos Troka që godet bukur me finesë brenda zonës mike dhe gjen golin e parë. Miqtë shokohen nga goli i pësuar dhe mundohen të organizohe­n dhe furnizojnë me topa në vijën e parë Kumanakun, Sakon e

Hatian që nuk koordinojn­ë si duhet. Minutat po kalonin dhe në të

11', pas një kombinimi perfekt midis Metës dhe Cankës, ky i fundit dyfishon shifrat në 2-0 pas një goditjeje me kokë. Në minutën e 37-të, pas një pengimi brenda zonës të Cankës, gjyqtari akordon penallti. Ashtu si gjithmonë, ekzekutimi­n e merr përsipër Dimo që nuk gabon. Pjesa e dytë nis me shumë zëvendësim­e nga të dyja kampet respektive. Me ndërrimet e bëra bie dhe ritmi i lojës, që nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e kërkuar. Për t'u veçuar është vetëm gjetja e golit të katërt në favor të Egnatias, sërish me autor Cankën, që shënon një dopietë këtë fillimviti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania