Panorama Sport (Albania)

Gjimshiti, presidenti i Beshiktash­it i “shkel syrin”

Trajneri: Do afrojmë një lojtar në prapavijë

-

Nga Turqia konfirmohe­t çdo ditë e më shumë që Berat Gjimshiti mund të ndryshojë jo vetëm skuadër, por edhe kampionat. Para disa ditësh, emri i qendërmbro­jtësit të Kombëtares është lidhur me një transferim të mundshëm drejt gjigantit turk Beshiktash dhe së fundmi, mediat ndërkombët­are kanë nisur ta bëjnë edhe më të besueshëm një kalim të tillë. Dje ka qenë vetë presidenti i klubit që ka pranuar publikisht se skuadra është në negociata për një qendërmbro­jtës.

Presidenti - Fikret Orman, në një analizë që ka bërë për situatën e skuadrës së Beshiktash­it, ka shpjeguar edhe vështirësi­të ekonomike që vijnë për shkak të problemeve që ka sjellë në Turqi ndryshimi i monedhës, si dhe diferenca mes valutës së huaj dhe lirës turke. Megjithatë, sa i përket merkatos, ai ka konfirmuar se Beshiktash është në punë e sipër për të plotësuar vendin e lënë bosh nga largimi i Pepes. "Do të bëjmë më shumë largime sesa afrime. Në këtë moment delikat na duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm me shpenzimet dhe veprimet financiare. Kjo, për shkak edhe të situatës së krijuar mes të ardhurave dhe depozitave financiare që kemi në lira turke dhe shpenzimev­e që nevojiten në monedhë të huaj. Mer- kato? Po, po punojmë që të sjellim një qendërmbro­jtës. Ndërkohë që mediat ndërkombët­are konfirmojn­ë emrin e Gjimshitit si personi me të cilin po negociohet, edhe trajneri Senjol Gynesh ka pranuar nevojën për një qendërmbro­jtës dhe konfirmimi­n që i ka dhënë klubi se do të jetë shumë shpejt në ekip.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania