Panorama Sport (Albania)

Shqiptarët, tris golash në Europë

Tjetër gol i Andonit për AEL Larisën, në Greqi realizon edhe Vila në Ligën e Dytë

- OLSI TUJANI

Pjesa e dytë e sezonit ka nisur pozitivish­t për kuqezinjtë. Në ndeshjet testuese apo edhe në ndeshjet e para për vitin 2019, kanë ardhur disa gola shqiptarë në vende dhe kampionate të ndryshme në Europë. Dje ka pasur tre të tillë, një në Kroaci dhe dy në Greqi, në Superligë dhe në Ligën e Dytë.

KROACI - Myrto Uzuni vazhdon të shënojë te Lokomotiva e Zagrebit. Futbollist­i i Kombëtares ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e djeshme ndaj Goricës, duke e nisur vitin 2019 me gol që në sfidën e parë të zhvilluar. Vetëm 7 minuta i kanë mjaftuar beratasit për të kaluar në avantazh skuadrën e tij në takimin miqësor, ndërkohë që skuadra mike barazoi shifrat në minutën e 88-të me anë të një 11-metërshi. Takimi u mbyll në barazim 1-1, teksa Gorica është një skuadër që militon në Ligën e Parë kroate dhe numëron 4 pikë më pak se Lokomotiva. Ndeshja e fundit që Uzuni shënonte me fanellën e Lokomotivë­s ishte ajo e datës 30 nëntor përballë Slaven Belupo. Nisje më të mbarë për vitin 2019 nuk mund të kishte për futbollist­in e Kombëtares, i cili shpreson të vazhdojë të shënojë sa më shumë gola dhe të jetë protagonis­t në Kroaci me skuadrën e tij në ndeshjet e kampionati­t apo edhe të Kupës së Kroacisë.

GREQI - Dy gola në dy ndeshjet e fundit brenda një harku kohor prej katër ditësh. Mesfushori shqiptar, Fatjon Andoni, vazhdon të shkëlqejë në Greqi. 27-vjeçari, i cili aktivizohe­t në radhët e AEL Larisës, ka gjetur golin e dytë radhazi pas atij të shënuar në Kupë ndaj Asteras Tripolis. Në një takim që përfundoi 30. Vetëm 6 minuta i kanë mjaftuar shqiptarit në sfidën e djeshme ndaj Smirnis, e vlefshme për Superligën greke, për të kaluar në avantazh ekipin e tij. Me performanc­ën e tij të shkëlqyer, futbollist­i shqiptar konfirmohe­t gjithmonë e më shumë si lider te skuadra nga Larisa, që lufton për të siguruar mbijetesën. Një tjetër shqiptar që ka shënuar dje në Greqi ishte Emiliano Vila. Mesfushori u largua nga Skënderbeu në merkaton e verës për t'u bashkuar me klubin grek Kërkyra, që militon në Ligën e Dytë. Mesfushori durrsak ka gjetur rrugën e rrjetës, duke shënuar me kokë pas një krosimi nga e majta në sfidën ndaj Irodotos, teksa skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-2. Me këtë fitore Kërkyra barazoi me pikë Apollon Larisën e vendit të dytë, teksa objektivi është ngjitja në Superligë. Për Vilën kjo ishte ndeshja e 10të në kampionat me fanellën e klubit grek.

 ??  ?? Myrto Uzuni
Myrto Uzuni
 ??  ?? Emiljano Vila
Emiljano Vila
 ??  ?? Fatjon Andoni
Fatjon Andoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania