Panorama Sport (Albania)

Hajduk Split e zyrtarizon, Tahiraj: Doja vetëm këtë ekip

Ekipi kroat e mirëpret në shqip, mesfushori vlonjat firmosi deri më 2022

-

Tashmë gjithçka është zyrtare. Pasi u mendua se do të kalonte te Dinamo e Zagrebit, mesfushori vlonjat, Françesko Tahiraj, i lindur në Itali, është zyrtarizua­r te Hajduku i Splitit në Kroaci. U tha që në orët e fundit të mbrëmjes së të premtes se surpriza e madhe ishte transferim­i i tij te Hajduku, pavarësish­t diskutimev­e që ishin bërë për te Dinamo e Zagrebit dhe prezantimi i djeshëm konfirmoi surprizën në Kroaci.

PREZANTIMI - Pas fjalëve dhe tratativav­e që kishin bërë "lëmsh" Kroacinë, futbollist­i shqiptar është paraqitur dje në ambientet e klubit të Hajduk Splitit, ku edhe kaloi vizitat mjekësore. Pas

kësaj procedure, ai firmosi kontratën deri në vitin 2022 me klubin dhe sot do të niset për në Turqi, ku do të bashkohet me shokët e rinj të ekipit për të qenë pjesë e fazës përgatitor­e.

DEKLARATA - Sigurisht, fjalë pozitive në daljen e tij të parë publike si futbollist i Hajdukut, Tahiraj

shpreh gëzimin që iu plotësua kjo dëshirë në merkato. "Jam i lumtur që më fund u realizua ky transferim. Nga fillimi kisha vetëm një dëshirë: Të vija te Hajduku. Me zor po pres për stërvitjen e parë dhe dua të justifikoj besimin që më është dhënë duke treguar vlerat e mia në këtë skuadër", ishin fjalët e para të Tahirajt si lojtar i Hajdukut. 22vjeçari ka qenë pjesë e ekipeve të moshave U-17 dhe U-19 në Kombëtare, por nuk është thirrur asnjëherë në ekipin e parë A, edhe pse performanc­a, të paktën sezonin e fundit te Aluminij në Slloveni, ka qenë mjaft e mirë.

KLUBI -

Ai zotëron edhe një nënshtetës­i italiane, ndërkohë bie në sy se sajti zyrtar i klubit ia ka ofruar mirëseardh­jen në dy gjuhë. "I mirëpritur" dhe "Benvenuto", shkruhet në foton që shoqëron prezantimi­n e Françeskos, duke i uruar atij mirëseardh­jen në gjuhën shqipe dhe atë italiane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania