Panorama Sport (Albania)

“Milani luajti 120 minuta, por në Arabi kemi humbur dy herë”

Trajneri Alegri paralajmër­on Juven para Superkupës

- Jeni i kënaqur me Spinacolën

Një Masimilian­o Alegri i kënaqur, por si gjithmonë trajneri i Juventusit kërkon më shumë nga lojtarët e tij, ndonëse në Bolonja ai mund të kënaqet edhe me pak, duke qenë se kjo ndeshje e 1/8ve për Kupën e Italisë paraprinte finalen e Superkupës së Italisë kundër Milanit, në Jedah, më datë 16 janar. Falë suksesit 2-0 kampionët e Italisë avancojnë më tej dhe tani presin fituesin e çiftit Kaljari-Atalanta, ndeshje e programuar për t'u luajtur ditën e hënë (nesër).

Alegri, mund të themi se e keni përmbushur misionin e parë në kupë? Jeni i kënaqur nga Juventusi?

Jam pjesërisht i kënaqur për atë që bëmë në fushën e lojës, por jam plotësisht i kënaqur për kualifikim­in. Ndeshja me Bolonjën nuk ishte e lehtë, veçanërish­t pas pushimeve. Por në pjesën e parë, pas avantazhit prisja që të dyfishonim, sepse krijuam shumë raste të pastra për gol, por sërish nuk ishim të ftohtë përpara portës.

Tani ju pret Milani në Superkupë. E dini besoj që luajtën 120 minuta?

Një finale në ndeshje teke anulon çdo vështirësi apo lehtësi. Në Arabinë Saudite unë di të them se Juventusi ka humbur dy finale të Superkupës, të dyja me penallti. Por këtë herë dua të fitojmë. Me Milanin nuk do të jetë aspak e lehtë.

dhe Kinin?

Kin shënon gjithmonë, e ka golin në gjak. Ai thjesht duhet të rritet ende përsa i përket menaxhimit të situatave, por bëri një ndeshje të mirë. Edhe Spinacola luajti mirë. Jam i lumtur për të, sepse ka vuajtur shumë.

U pa edhe një Bernardesk­i në formë. Do të jetë ai zëvendësue­si i Manxukiçit në formacion për Superkupën?

Federiko, por edhe Duglas Kosta treguan një formë të shkëlqyer fizike dhe psikologji­ke. Të dy janë lojtarë tepër të rëndësishë­m për ne dhe jo sepse është dëmtuar Manxukiçi. Por natyrisht që një prej tyre do të marrë vendin e Marios në sfidën kundër Milanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania