Panorama Sport (Albania)

Në shtëpinë e Aron Ramsejt, kështjella, djathë, birrë dhe... regbi

Talent edhe në sporte të tjera dhe nxënës i shkëlqyer

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Sipas klasifikim­eve të turizmit, Uellsi kon siderohet një prej 10 vendeve më të bukura të botës: kur gjendesh përballë kështjellë­s së Karfillit, e dyta më e madhe në Britaninë e Madhe, një fortesë spektakola­re e ndërtuar mes viteve 1268-1271, mrekullohe­sh. Ka edhe një kullë të varur, e cila mund të admirohet nga pabi që gjendet në krahun e kundërt. Lokali, në orën 3 të pasdites, ka pak frekuentue­s, të gjithë me një birrë në duar, burra dhe gra. Në ballkonin e "Court House" dallohej emri i qytetarit më të famshëm të këtij komuniteti prej 31 mijë banorësh, 20 minuta larg me tren nga Kardifi: Aron Ramsej. Futbollist­i i ardhshëm i Juventusit ka lindur këtu dhe deri pak kohë më parë aty i jetonte edhe familja: prindërit Kevin-Marlen dhe vëllai xhosh. "Piu një birrë, ishte shumë i qetë dhe i shoqëruesh­ëm. Këtu në Karfill të gjithë e duan Aronin. Falë tij, emri i qytezës tonë vazhdon të përflitet në botë. Por mos më kërkoni një gjykim sesi është si futbollist, unë jam një tifoz i regbit. Këtu është spor- ti kryesor", thotë kuzhinieri Ben Dejvis.

REGBI - Nuk është e vështirë ta besosh: e vetmja fushë sportive në qendër është fusha ku mbizotëron topi oval. Dy tribuna, dy tabela me sponsorë, një kapacitet prej 5 mijë spektatorë­sh dhe tapeti që tregon gjurmët e këmbëve, por që është shumë pak në krahasim me atë që ndodhi gjatë Luftës II Botërore, kur struktura u bombardua nga gjermanët. Karfill RFC luan "|elsh Union League 2 East", kategoria e katërt në piramidën e kampionati­t të këtij sporti. Dhe ndoshta ky do të ishte edhe fati i Aron Ramsejt, nëse në shkollë nuk do të kishte takuar xheremi Evans, një mësues fizkulture që nuhati potenciale­t e jashtëzako­nshme të djaloshit.

SHKOLLA - Instituti që ndodhi Ramsej ndodhet në Fleurde-Lys, gjysmë ore me autobus nga Karfilli. Quhet "Ysgol Gyfun Cër Rhymni". Aron ishte një nxënës i shkëlqyer. Kishte notat maksimale në gjuhën uellsiane dhe ishte i zoti edhe në lëndë të tjera. Në orën e fizkulturë­s ishte një fenomen. Luante regbi dhe futboll. Ishte shumë i fortë në spartakiad­a. "Kam dhënë mësim për 25 vite dhe është me diferencë të madhe djali më i mirë që kemi pasur", tregon Evans gjatë një interviste për "The Guardian" në vitin 2013. "Ndihma e tij ishte superiore në krahasim me atë që ne i dhamë. Në sport ishte një talent natyral në gjithçka. Ishte i zoti në 800 metra dhe në ski, një gjimnast i shkëlqyer dhe shkëlqente në pesëgarësh. Ishte kampion i Uellsit për moshën 9-vjeçare". Evans e përshkruan kështu ditën që Ramsej u thirr nga Kardifi pas një prove të kaluar me të gjitha votat. "Shefi i institutit e thërriti për t'i thënë se kishin telefonuar për të pyetur rreth disponuesh­mërisë së Aronit për ndeshjen e së shtunës së ardhshme. Ai ndodhej në oborr së bashku me fëmijët e tjerë kur ia komunikuam lajmin".

PROFIL MODEST - Te Kardifi ai punoi me Li Robinsonin, ish-përgjegjës­in e akademisë. "Përgjithës­isht, lojtarët e rinj meritojnë nota të larta në tre apo katër elemente themelore për futbollist­in: teknike, taktike, fizike dhe psikologji­ke". Ramsej u rikthye në shkollë dy herë për aktivitete bamirësie. Nuk e ka shfaqur kurrë për pasurinë e tij: makina e parë ishte një Ford Fiesta. Marrëdhëni­a me familjen është shumë e ngushtë, edhe pas martesës me Kollin Roulends, me të cilën vuri kurorë më 8 qershor 2014. Dhurata që tregoi çifti€ "Një çek për të mbështetur kërkimin kundër sëmundjes së Parkinsoni­t".

KRENARË - Në Karfilli janë krenarë që kanë mësuar se Ramsej do të luajë te Juventusi me Kristiano Ronaldon. Ishte fati që herët a vonë, ata do të vishnin të njëjtën fanellë: kur në vitin 2008 Fergusoni kërkoi të transferon­te Aronin në Mançester, portugezi ishte ende ylli i "djajve të kuq". "T'i shihje së bashku, - tregon taksisti Rajan, është një kënaqësi e madhe për ne. Por, unë preferoj regbin". Nuk kemi dyshime. Topi oval, kështjella dhe djathi i prodhuar nga këto anë, janë specialite­tet e Karfillit, plus Ramsejn natyrisht.

 ??  ?? Kështjella e Karfillit
Kështjella e Karfillit
 ??  ?? Ramsej, kur ishte ende një fëmijë
Ramsej, kur ishte ende një fëmijë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania