Panorama Sport (Albania)

Debutoi me fitore, Paketa: Milani meriton majat

“Dua të ndihmoj ekipin për rezultate, Rino më qëndron pranë”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Lukas Paketa ka qenë protagonis­t i një do kumentari të rrjetit “O Globo”. Mbi blerjen më të re të kuqezinjve është realizuar një reportazh për ditët e tij të para ‘italiane’, për kotëletën e ngrënë sapo ka zbarkuar në “Milanello” dhe për shijet muzikore me të cilat po ‘infekton’ dhomat e zhveshjes së “Djallit”. Teksa dokumentar­i do të publikohet së shpejti, braziliani ka dhënë një intervistë për televizion­in e klubit, ku ka folur për marrëdhëni­et me trajnerin dhe drejtuesit e duke shpalosur objektivat e tij me fanellën e re, ngjyrat e së cilës i kujtojnë “shtëpinë”.

Si ndiheni pas debutimit me kualifikim?

Jam shumë i lumtur me debutimin tim e akoma më shumë për kualifikim­in e arritur ndaj Sampdorias. Do të vazhdojmë hap pas hapi të kërkojmë arritjen e objektivav­e të skuadrës.

Lukas, tashmë nisin ndeshjet e vërteta pas atyre stërvitore në “Milanello”. Si ndiheni?

Nëse mbyll sytë dhe shpreh një dëshirë, ajo ka lidhje me hapësirat që dua të kem te Milani. Dua të rritem këtu hap pas hapi dhe të fitoj trofe me këtë klub të madh. Qëllimi im i parë është të ndihmoj ekipin të kualifikoh­et në Ligën e Kampioneve, sepse e di sa rëndësi ka ky kompeticio­n për klubin dhe tifozët milanistë”.

Milanon si qytet e keni vizituar edhe gjatë dhjetorit, si ju është dukur?

Është një qytet shumë i bukur dhe i pasur me një mori kulturash të ndryshme. Shpresoj që së bashku me bashkëshor­ten dhe familjen të përshtatem­i sa më shpejt, në mënyrë që edhe unë të

përqendroh­em te puna ime dhe te gjërat që duhet të bëj për të ndihmuar sa më shumë ekipin.

Cilat janë ndjesitë e para si lojtar i Milanit?

Jam i vetëdijshë­m për madhështin­ë e klubit tek i cili bëj pjesë. Milani njihet botërisht

për historinë dhe titujt e shumtë, për ecurinë që kanë pasur këtu futbollist­ë të ndryshëm brazilianë, ndër të cilët edhe idhulli im, Kaka. Uroj që së bashku me shokët e mi të rikthej Milanin te fitoret dhe te lavdia dikurshme, duke u sjellë kështu shumë hare tifozëve kuqezi.

Ju thatë se Gatuzon e aktivizoni­t në video-lojëra. A shpresoni që ai të bëjë të njëjtën gjë me ju në realitet?

Trajneri më ka bërë të ndihem komod gjatë stërvitjev­e. Për ambientimi­n tim më kanë ndihmuar edhe shokët e skuadrës. Gatuzo është një person fantastik, që më transmeton shumë energji. Ai ka aftësinë që të na bëjë të gjithëve që të ndihemi pjesë e rëndësishm­e e grupit dhe na stimulon në mënyrën më të mirë, për të dhënë maksimumin në çdo seancë stërvitore.

Ngjyrat e Milanit janë të njëjta me ato të Flamengos. A ishte kjo një arsye për të cilën zgjodhët kuqezinjtë?

E kuqja dhe e zeza janë ngjyrat e shtëpisë, sepse jam rritur me një fanellë të tillë te Flamengo. Milani është një klub që më ka tërhequr gjithmonë dhe tashmë është pjesë e përjetshme e karrierës sime.

Si e keni raportin me Leonardon dhe Maldinin?

Leonardo e Maldini janë dy emra me shumë peshë për historinë e Milanit, por jo vetëm. Ata janë dy personalit­ete të futbollit, nga të cilët unë mund të mësoj shumë. Dua të ndjek udhëzimet dhe hapat e tyre, në mënyrë që të shkruaj edhe unë historinë time këtu së bashku me tifozët.

Meqë i përmendët, çfarë mund të thoni për tifozët, si ju kanë pritur?

Jam shumë i lumtur sepse e kam ndjerë ngrohtësin­ë e tyre, ndonëse kam vetëm pak kohë te Milani. Jam shumë krenar dhe shpresoj që të mund t’ua shpaguaj dashurinë që kanë ndaj meje me shumë gëzime në fushë, duke ndihmuar njëkohësis­ht Milanin të fitojë sa më shumë ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania