Panorama Sport (Albania)

“Higuain s’më ka folur për largim, Çalhanoglu­n po e shesin mediat”

-

Xhenaro Gatuzo foli për mediat pas kualifikim­it të vuajtur kundër Sampdorias. Trajneri kuqezi analizoi sfidën e Kupës, duke komentuar momentet e ndryshme dhe paraqitjen e të tijve. Sa i përket takimit të djeshëm, Gatuzo deklaroi: “Kam një grup djemsh të mirë. Ka disa ndeshje ku duhet djersitur shumë. Sot (dje), Konti dhe Kutrone na dhanë cilësi. E dinim që nuk do ta kishim të lehtë ndaj Sampit, por djemtë më pëlqyen, sidomos për mënyrën se si e interpretu­an fazën mbrojtëse. Ishte një ndeshje burrërore dhe jam shumë i lumtur për shpirtin e sakrificës që ekipi shfaqi. Përpos kualifikim­it, mund të them se ishte një paraqitje pozitive”. Paketa dhe Higuain ishin dy fytyrat e sfidës së Milanit, pasi nga njëra anë ishte freskia e braziliani­t, ndërsa nga tjetra turbullime­t në të cilat është përfshirë “Pipita” për shkak të merkatos. “Më pëlqeu shumë se si lëvizi dhe ndoqi aksionet. Nuk është një brazilian tipik dhe jam shumë i lumtur për të. Ka ende punë, por të mos harrojmë se ka vetëm pak ditë në skuadër. Edhe Higuain nuk m’u duk keq, përkundraz­i, e pashë të gjallë. Gaboi pak dhe mori pjesë në manovër. Nëse nuk do të më kishte bindur në stërvitje, nuk do ta kisha aktivizuar. Me Gonzalon i themi gjërat në sy. Kam qenë vetë futbollist dhe e di se kur merren disa vendime është e vështirë ta bindësh për të kundërtën, por mund të përpiqesh. Aktualisht është një lojtar i Milanit dhe do ta mbajmë fort, por nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Di që do të flasim hapur, e pretendoj diçka të tillë nga ai sepse deri tani ka qenë i drejtpërdr­ejtë. Nuk di të ketë ndonjë pakënaqësi, askush nuk më ka thënë gjë, ashtu siç nuk më kanë thënë se duhet të shitet Çalhanoglu, megjithëse në media lexoj që do të largohet”, rrëfeu trajneri i Milanit. Teksa gjatë natës skuadra do të fluturojë drejt Arabisë Saudite, tekniku duhet të mendojë për zgjidhjet dhe formacioni­n në Superkupë. Për momentin Rino ka vetëm një recetë, teksa shpjegon: “Duhet të rifitojmë energjitë sa më shpejt. Për fat do të udhëtojmë me avion privat dhe kjo na mundëson më shumë kohë për të pushuar. Superkupa është shumë e rëndësishm­e dhe jo vetëm sepse vlen një trofe. Fitorja në ndeshje të tilla mund të na ndihmojë në aspektin e karakterit dhe mendësisë, me të cilën duhet të përballojm­ë sfidat e ndryshme”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania