Panorama Sport (Albania)

Salah thellon avantazhin e Liverpulit, Uest Hemi fiton derbin me Arsenalin

Çelsi mund Njukasëlli­n dhe blindon vendin e 4-t në Angli

-

Fitorja minimale i mjafton Liverpulit për t'u ringritur në këmbë pas dy humbjeve radhazi dhe rikthyer +7 nga Mançester Siti. Fitorja ndaj Brajtonit vjen pas një dhurate të "pulëbardha­ve": një penallti e evitueshme ndaj Salahut në fillim të pjesës së dytë mjafton që kryesuesit të hipotekojn­ë tri pikët. Faulli i zgjatur i Gros ndaj sulmuesit egjiptian nuk i lë zgjedhje tjetër kryesorit Kevin Frend, veçse të bëjë me shenjë nga pika e bardhë. Salah nuk gabon dhe goditja e tij e fuqishme nuk i lë asnjë shans portierit Batën, duke firmosur golin e 17-të sezonal. Është minuta e 50-të, gati një pjesë e plotë për t'u luajtur, por në praktikë ndeshja përfundon këtu. Brajtoni do të ngrejë zërin vetëm dy herë: me Gros që ndalet në momentin e goditjes nga Fabinjo (57') dhe me një goditje nga larg të Lokadias (68'). Liverpuli i përgjigjet me një gjuajtje të Vajnaldumi­t (81') në sulmin e fundit.

ÇELSI - Sarri gjunjëzon Benitezin në "Stamford Bridge", trajner të cilit i zuri vendin në stolin e Napolit në 2015-ën. Blutë kalojnë në avantazh që në minutën e nëntë, me rastin e parë me Pedron: top fantastik i David Luizit nga mbrojtja, sulmuesi spanjoll e kontrollon në zonë dhe shtang

Dubravkën me një parabolë magjike. Mbrojtja e miqve e pakujdessh­me: asisti i dytë në tri ndeshjet e fundit për mbrojtësin brazilian. Por, "qymyrxhinj­të" marrin guxim dhe shkojnë në pushim me shifra të barabarta pas goditjes fituese të Klark nga zhvillimet e një goditje këndi. Por, në

57' është Uillian ai që shënon një gol kryevepër: Hazard nis aksionin, fton në të majtë braziliani­n, i cili hyn në zonë dhe me një të djathtë të pakapshme, topi puth shtyllën dhe përfundon brenda rrjetës. Sarri konfirmon vendin e katërt, -1 nga Totenhemi dhe +6 nga Arsenali.

ARSENALI - Uest Hemi bën të tijin derbin e Londrës, duke mundur Arsenalin dhe vijuar ngjitjen në klasifikim. Skuadra e Manuel Pelegrinit fiton ndeshjen e parë që inauguroi javën e 22-të të Premier Ligës: mjaftoi një gol i Rajs, në fillim të pjesës së dytë (asist i ishit Nasri, i cili debuton me fanellën

e "çekiçëve") dhe ata ngjiten në vend të nëntë dhe tani mund të prekin zonën europiane. Ndërsa, Arsenali, sërish me Ozilin jashtë skuadre, vazhdon të lëpijë plagët: "topçinjtë" mbeten në vend të pestë dhe sot mund t'i arrijë Mançester Junajtid, në rast suksesi kundër Totenhemit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania