Panorama Sport (Albania)

Nga Kapelo me Bekhamin te Murinjo kundër Kasijasit, sa shumë divorce

-

Nuk është i pari, nuk do të jetë as i fundit. Në futboll ka gjithmonë çështje të nxehta dhe divorce mes trajnerëve dhe lojtarëve. Për të pasur një karrierë të shkëlqyer dhe pa probleme, përveçse duhet të kesh fat dhe disiplinë, duhet të bësh për vete edhe trajnerin që të drejton. Kjo gjë po i ndodh Santiago Solarit dhe Iskos. Ky i fundit është një lojtar që nuk i pëlqen trajnerit aktual, ndërsa me Lopeteguin ishte i paprekshëm. Divorci për momentin duket i menjëhersh­ëm, por mund të ketë pista për ta zgjidhur. Por, në shtëpinë e Realit të Madridit ka pasur gjithmonë probleme të tilla mes lojtarëve dhe trajnerëve ku ato më të nxehtat kanë qenë mes Murinjo dhe Kasijasit, Bekhamit dhe Kapelos, Valdanos dhe Zamoranos, Del Boskes dhe Kasijasit, por edhe Zidanit dhe Hamesit (i cili u largua sepse nuk po luante).

Valdano-Zamorano- Në sezonin 1994-1995, Horge Valdano deklaroi se nuk do të mbështetej më tek Ivan Zamorano dhe e nxori jashtë planeve, ashtu si Amaviskën. Por, çfarë ndodhi më vonë? Zamorano u bë një nga lojtarët kryesorë për Realin e Madridit në atë sezon dhe e mbylli si golashënue­s i kampionati­t me 28 gola, duke ndihmuar Realin që të fitonte titullin. I shënoi 3 gola Barcelonës në një fitore 5-0 në "Bernabeu". Valdano pranoi se bëri gabim me deklaratën e tij.

Del Boske-Kasijas- Karriera e Kasijasit ishte si një fushë e shtruar me lule që nga viti 1999. Por zgjati deri në sezonin 2001-2002 kur drejtimin e skuadrës e mori Del Boske. Ai e uli në stol për t'i dhënë besim Sezar Sançezit, pasi garantonte më shumë eksperienc­ë. Sançez ishte titullar thuajse gjithë sezonin, por Kasijas luajti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Leverkusen­it për shkak të dëmtimit. Ai e shpëtoi ekipin me disa pritje dhe u bë idhull i madrilenëv­e.

Kapelo-Bekham- Bekham e dinte që koha e tij te Reali kishte përfunduar dhe në janar deklaroi largimin drejt Los Anxhelos Galaksi. Një vendim, i cili nuk i pëlqeu aspak Fabio Kapelos, që vendosi ta linte jashtë skuadrës. Qëndroi 33 ditë jashtë derisa mori një ftesë për grumbullim­in. Ai shënoi një gol kundër Sociedadit dhe u bë lojtar i rëndësishë­m. Edhe Kasano u përjashtua për shkak të disiplinës.

Pelegrini-Guti- Guti shpërtheu ndaj trajnerit pas humbjes 4-0 në Kupë kundër Alkoronit. Ai e la jashtë për më shumë se dy muaj dhe në publik thuhej se Guti ishte i dëmtuar dhe prandaj nuk grumbulloh­ej. Pastaj, gjërat u rregulluan, por vitin e ardhshëm ai u largua për të luajtur me Beshiktash­in.

Murinjo-Kasijas- Portieri ishte titullar në portën e Realit të Madridit prej shumë sezonesh deri në 22 dhjetorin e vitit 2012. Atë ditë, Zhoze Murinjo vendosi që portieri titullar të ishte Adan. Ai mendonte se Iker kishte rënë dhe nuk kishte rendiment. Trajneri portugez më pas vendosi t'i besonte Diego Lopezit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania