Panorama Sport (Albania)

Mateus: Verner, shko te Bajerni

-

Lotar Mateus është i njohur për shkrimet e tij në lidhje me futbollin. Ish-lojtari i kombëtares gjermane të futbollit është një opinionist besnik i "Skysport". Së fundmi, ai ka shkruar rreth kalimit të Timo Vernerit te Bajerni i Mynihut. Sulmuesi i Lajpcigut me shumë mundësi do të largohet nga skuadra aktuale në fund të sezonit, për të luajtur në një skuadër më të madhe. Ndryshe nga Efenberg që i këshilloi Vernerit për të luajtur në një tjetër dhe jo atë të Bajernit, Mateus mendon të kundërtën. "Mendoj që një kalim te Borusia nuk do të ishte keq, edhe aty Timo Verner do të kishte mundësinë për të fituar kampionati­n dhe për të luajtur në Champions, ndonëse tundimi për të luajtur me skuadrën kampione të Gjermanisë është i madh", u shpreh Mateus. Më pas, ishkapiten­i i bavarezëve tregon edhe arsyet pse ata janë në avantazh për të marrë shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar. "Financiari­sht, bavarezët i kanë të gjitha mundësitë për të bindur drejtuesit e Lajpcigut dhe vetë sulmuesin gjerman. Por edhe Vacke ka bërë një punë të mirë me financat e skuadrës verdhezi, duke shitur lojtarë të rinj me shumë të mëdha. Mjafton të shohësh transferim­in e Osman Dembele te Barcelona në sezonin e kaluar. Por sigurisht që në vendimin final për të vendosur, Vernerit do t'i duhet të matet mirë nëse dëshiron të shkojë te Bajerni dhe të luftojë për një vend në formacioni­n e parë me Levandovsk­in, apo të shkojë në Dortmund ku do të jetë në qendër të vëmendjes. Këtu një rol të rëndësishë­m do të luajnë edhe fjalët e trajnerëve respektivë. Por nëse një lojtar do të kërkojë të fitojë sa më shumë në karrierën e tij, duhet të zgjedhë gjithmonë një skuadër që ka shumë tituj në dhomën e trofeve", u shpreh Mateus për "Skysport.de"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania