Panorama Sport (Albania)

Roben bekon Hodson-Odoin: Është pasardhësi im

"Kjo është një mundësi e artë për ta blerë"

-

Bajerni i Mynihut është afër mar rëveshjes me talentin 19-vjeçar të Çelsit, KalumHodso­n-Odoi. Ylli i skuadrës bavareze, Arjen Roben, ka folur për herë të parë rreth këtij operacioni duke lavdëruar lojtarin, që me shumë mundësi do të jetë zëvendësue­si i tij. "Nëse të vjen një mundësi kaq e mirë, atëherë duhet ta shfrytëzos­h", u shpreh holandezi. Sipas 24-vjeçarit, adoleshent­i që luan për Çelsin është nga më të talentuari­t për moshën që ka. "Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë për moshën e tij. Një vlerë që do t'i shtohej Bajernit". Roben deklaroi muajin e kaluar se do të largohet përfundimi­sht nga Bajerni në fund të sezonit. Bavarezët janë hedhur në sulm për të gjetur një lojtar që do të plotësojë boshllëkun e lënë nga holandezi, edhe pse operacioni për të marrë shërbimet e anglezit nuk do të jetë i lehtë. Gjermanët janë shprehur se janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë paund për Odoin, duke biseduar direkt me lojtarin. Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer skuadrës së Çelsit, e cila me anë të trajnerit italian, Mauricio Sarri, ka akuzuar direkt

skuadrën më të titulluar në Gjermani për mungesë profesiona­lizmi nga ana e tyre. Kjo, pasi rregullorj­a e FIFA-s sipas londinezëv­e parashikon qartë që, nëse një palë është e interesuar për të firmosur me një lojtar, atëherë kjo palë duhet të marrë leje

për të filluar negociatat. Gjë që sipas tyre nuk është bërë nga bavarezët. Gjithsesi, Bajerni nuk duket se do të heqë dorë nga lojtari dhe do të tentojë që ta bëjë të tijin që në muajin janar. Drejtuesit e skuadrës gjermane, me në krye drejtorin sportiv, Hasan

Salihamixh­iç, kanë shprehur publikisht interesin për lojtarin dhe se objektivi është blerja e tij përfundimt­are në janar. Hënes dhe Rumenige kanë dhënë aprovimin e tyre për këtë operacion, që së fundmi është pëlqyer edhe nga Arjen Roben.

 ??  ?? Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, duke përshëndet­ur lojtarët e kombëtares së vojebollit të Kroacisë.
Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, duke përshëndet­ur lojtarët e kombëtares së vojebollit të Kroacisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania