Panorama Sport (Albania)

Apolonia bën dopietë, Elbasani dhe Kamza humbin në tavolinë

Djemtë e vajzat fierake thyejnë Partizanin e Flamuratin

-

Dje u zhvilluan ndeshjet e para paraelimin­atore të vlefshme për Kupën e Shqipërisë në basketboll për djem dhe vajza. Nga katër sfida të parashikua­ra, u luajtën vetëm dy të tilla, pasi Elbasani për meshkuj dhe Kamza për femra nuk udhëtuan drejt qytetit të Korçës për t'u përballur me Skënderbeu­n vendës. Ky tur paraelimin­ator konfirmoi edhe një herë tjetër gjendjen e vështirë që kalon sporti i koshit në vendin tonë, me skuadra që nuk munden dot as të përballojn­ë kostot e një udhëtimi me autobus dhe vendosin të mos paraqiten. Por, le të kthehemi në takimet e zhvilluara, të cilat panë si triumfuese skuadrën e Apolonisë që arriti të sigurojë kalimin për në raundin tjetër në të dyja gjinitë. Për meshkuj skuadra fierake ia doli me sukses në transfertë­n vlonjate, duke mposhtur Flamurtari­n vendës me rezultatin e ngushtë 51-49. Sfida starton me shumë rivalitet nga të dyja skuadrat, të cilat luftojnë fort ku asnjëra nuk arrin të krijojë shkëputje në pikë. Perioda e parë mbyllet në barazim 12-12. Në periodën e dytë, Apolonia është më e qartë në lojë dhe arrin të krijojë një avantazh të lehtë, duke shkuar në pushimin ndërmjet dy pjesëve në shifrat 23-29. Fierakët e administro­jnë më së miri këtë epërsi pikësh, edhe pse Flamurtari përpiqet të rikuperojë. Me këtë triumf Apolonia siguron kalimin për më tej ku do të ndeshet me kryeqyteta­sit e Invaders më datë 16 janar. Në raundin tjetër kalon edhe Skënderbeu që kualifikoh­et për shkak të mosparaqit­jes së Elbasanit. Korçarët tashmë do të sfidojnë skuadrën Eagles. FEMRAT

Apolonia nuk e pati aspak të vështirë të triumfonte ndaj Partizanit. Në takimin e luajtur në Vlorë, vajzat fierake shpartallu­an ato kryeqyteta­se në shifrat 55-30. Apolonia vendos diktatin e saj në parket që në periodën e parë, duke e nisur vrullshëm ndeshjen dhe duke krijuar menjëherë një avantazh të konsiderue­shëm në pikë, ku perioda e parë fitohet bindshëm prej tyre 15-4. Në 10minutësh­in e dytë loja është disi më e ekuilibrua­r dhe kryeqyteta­set reagojnë duke e fituar këtë fraksion 13-11. Kështu, pjesa e parë mbyllet

26-17 për Apoloninë. Dominimi i fierakeve vijon edhe gjatë pjesës së dytë ku diferenca në pikë thellohet gradualish­t edhe më shumë. E gjithë sfida mbyllet 55-30 për skuadrën bardhejesh­ile që arrin kështu të sigurojë kualifikim­in për në çerekfinal­e, ku do të përballet ndaj SHB Tiranës. Në çerekfinal­e kalon edhe Skënderbeu, duke e marrë kualifikim­in në tavolinë për shkak se Kamza vendosi të mos paraqitej në këtë përballje. Korçaret do të kërkojnë kalimin për në gjysmëfina­le ndaj SHKB Tiranës. O.Llambro/Ll.Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania