Panorama Sport (Albania)

Golden Stejt dominon Çikagon, Kërri në podiumin e 3-pikëshave

-

Los Anxhelos Lejkërs rikthehen sërish te humbjet, pasi në sfidën e fundit u thyen nga Jutah me rezultatin 113-95, duke u shfaqur në vështirësi serioze pa yllin e tyre, LeBrop Xhejms. Kështu, marshimi i Jutah Xhaz në krye të tabelës tashmë ka nisur zyrtarisht, të tërhequr nga Donovan Mitçell që shënoi 33 pikë dhe dha 9 asiste për shokët e skuadrës, duke qenë dirigjenti i orkestrës në skuadrën e tij. Ky ishte suksesi i katërt në pesë ndeshjet e fundit për Jutah, që duket se tashmë i ka lënë pas vështirësi­të. Golden Stejt vijon me formën e mirë, ku këtë herë triumfuan 146-109 ndaj Çikago Bulls, falë një Stëfën Kërri të jashtëzako­nshëm që e mbylli ndeshjen me 28 pikë, 8 asiste dhe në rikuperime në tabelë. Ndërkohë, me statistika­t e regjistrua­r në ndeshjen ndaj Çikagos, Kërri vendos një rekord të ri në NBA. Tashmë ai është në ngjitur në podiumin e realizuesv­e më të mirë për tri pikë, ku tashmë ka përpara vetes vetëm Rai Alen dhe Rexhi Miller. Rekord të ri vendosi edhe basketboll­isti i Hjuston Rokets, Xhejms Harden, i cili bëhet lojtari i parë që arrin të realizojë një "triple double" prej 40 pikësh në 30 minuta lojë, gjë që nuk e kishte realizuar asnjë

lojtar tjetër më parë. Në ndeshjen e djeshme ndaj Klivland të fituar 141-1134 nga Houston, "MVP" i sezonit të rregullt vitin e kaluar, realizoi 43 pikë, 10 rikuperime në tabelë e 12 asiste, duke qenë i papërmbajt­shëm në fushë. Paraqitje e jashtëzako­nshme e Harden, që tregoi edhe njëherë tjetër se është një lider në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania