Panorama Sport (Albania)

Kapriço pa fund, Kukësi gati gati të të shesë shesë Rexhinaldo­n Rexhinaldo­n

Ardhja e Vasil Shkurtajt ka nxjerrë në plan të dytë golashënue­sin

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi është duke zhvilluar mini fazën përgatitor­e në Antalia të Turqisë. Nënkampion­ët e Shqipërisë kanë udhëtuar më datë 4 janar, e deri tani kanë zhvilluar dy miqësore në tokën turke, ndaj Bashaksehi­r dhe Rostov. Sakaq, drejtuesit kanë rënë dakord me homologët e tyre të Shakhtar Karagandit për të zhvilluar miqësoren e tretë. Në këtë ndeshje pritet që drejtuesit të hedhin në fushë që nga minuta e parë e ndeshjes sulmuesin Arturo Rexhinaldo. 29-vjeçari mozambikas e nisi si titullar ndeshjen e parë ndaj Bashaksehi­r, por takimin pasardhës i la vendin Vasil Shkurtajt. Në fakt, ardhja e Shkurtajt ngjalli polemika, ku ishte vetë Rexhinaldo, ai i cili nëpërmjet llogarisë së tij në "Instagram" kërcënoi se nuk e pranonte stolin. Ardhja e Shkurtajt dhe sjelljet e vazhdueshm­e jo aq të mira të Rexhinaldo­s duket se kanë bindur drejtuesit, por dhe vetë lojtarin, për të ardhmen larg Kukësit.

Gazeta

PLANI I FSHEHTË

mëson nga burime të sigurta në klub se drejtuesit po punojnë në fshehtësi për ta shitur autorin e 7 golave në gjysmën e dytë të kampionati­t. Gjatë qëndrimit në Turqi, sulmuesin e kanë ndjekur disa agjentë të klubeve të njohura turke, por dhe "scout të" tjerë të huaj. Madje, ka qenë presidenti Gjici ai që ka dhënë OK-in për shitjen e lojtarit, por gjithmonë nëse vjen oferta e duhur për të, nëse jo, lojtari nuk do lëvizë. Nënkampion­ët kërkojnë të paktën 200 mijë euro për kartonin e sulmuesit. Deri tani ofertat që kanë ardhur në adresë të lojtarit apo interesime­t për sulmuesin janë as sa gjysma

e shifrës që kërkon Kukësi, por ato janë refuzuar kategoriki­sht. Nëse do të vijë oferta e duhur, drejtuesit janë të gatshëm të negociojnë seriozisht, në të kundërt Rexhinaldo të vijojë të jetë pjesë e Kukësit. Ideja për largim në ndonjë klub të huaj të mirë është përqafuar dhe nga vetë sulmuesi, i cili ka pranuar

që të transferoh­et në një klub europian, në një kampionat më të fortë se ai shqiptar. Rexhinaldo ka luajtur 18 ndeshje me Kukësin në kampionat dhe ka shënuar 7 gola, ndërsa prej fillimit të këtij sezoni është bërë pjesë dhe e kombëtares së vendit të tij, Mozambikut ku ka arritur të shënojë dhe 2 gola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania