Panorama Sport (Albania)

Milani lëshon Higuainin, e zëvendëson Piontek

Largimi "Pipita"-s, efekt domino në të gjithë Europën

-

Këmbëngulj­a e Mau ricio Sarrit ka detyruar drejtuesit e Çelsit të planifikoj­në një ofertë konkrete për Gonzalo Higuainin. Marina Granovskaj­a, drejtoresh­a sportive e "Bluve", pas kontakteve me homologët juventinë thuhet se do t'u propozojë rreth 50 milionë euro për kartonin e argjentina­sit. Juventusi nuk do të ishte kundër kësaj shume, përkundraz­i, por duhet kënaqur edhe Milani. Plani fillestar parashikon­te "El Pipita"-n në Londër dhe Moratën te kuqezinjtë, por me spanjollin që duket me pranë Spanjës (Sevija dhe Atletiko Madrid), Leonardo po bën llogaritë për të kryer që në këtë muaj ofensivën për Kristof Piontek. Në operacion mund të përfshihet edhe Atletiko e Madridit, me Moratën që do të rikthehej te skuadra ku hodhi hapat e para si futbollist, ndërsa udhëtimin e anasjelltë do ta bënte Nikola Kaliniç që do të ishte një tjetër përforcim i ekipit të Sarrit.

PROGRAMI - Sipas kontratës, Higuain është lojtar bardhezi deri në 2021-shin. Juvja nuk pranon të vijojë ta huazojë dhe Milani megjithëse e ka huazuar për 18 milionë euro, ka një të drejtë blerje në fund të sezonit. Kuqezinjtë kanë dhënë fjalën se do ta blejnë lojtarin, por kohët e fundit ai po shfaq pakënaqësi dhe kërkon t'i bashkohet Mauricio Sarrit. Çelsi nuk pranon të investojë për lojtarë mbi 30 vjeç, aq më tepër në kontrata shumëvjeça­re, por për argjentina­sin janë gati të bëjnë një përjashtim, duke investuar 54 milionë euro, nga të cilat 9 do t'i kalojnë Milanit si dëmshpërbl­im për pjesën e dytë të sezonit pa "El Pipita"-n. Teksa vëllai menaxher i lojtarit pritet të shkojë përsëri në Londër, Milani përgatit impenjimin e finales së Superkupës me Gonzalon jo në formë maksimale. Përveç rendimenti­t, 32-vjeçari është shënjestru­ar dje edhe për shkak të një fotoje në rrjete sociale ku ai shfaqej me shokët e skuadrës, teksa mundohej të fshihte një kuti me kek me çokokrem (Nutella). Kaq ka mjaftuar dhe tifozët e frustruar nga hezitimet e Higuainit për të marrë një pozicion në këtë çështje, kanë nisur ta sulmojnë. E PANJOHURA POLAKE

Ky efekt domino për sulmuesit prek edhe Kristof Piatek (shqiptohet Piontek) të Xhenoas. Ai vlen 60 milionë euro aktualisht dhe Milani mund ta blejë brenda janarit nëse Higuain largohet. Presi- denti xhenoan, Preciozi, nga njëra anë ka kundër tifozët që e akuzojnë se shet yjet, teksa në anën tjetër arkat e klubit lëngojnë, por Milani dhe Leonardo mund të kenë argumentet e duhura për të zgjidhur me sukses ekuacionin për sulmuesin polak.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Higuain “fsheh” kekun me çokokremin e njohur
Higuain “fsheh” kekun me çokokremin e njohur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania