Panorama Sport (Albania)

Asani: Jam serb, por kam idhull Xherdan Shaqirin

“Skënderbeu më la mbresa ndaj Partizanit të Beogradit”

- LLAZI SARO

Është serb në origjinë dhe ka idhull Xher dan Shaqirin. Është ky përshkrimi i jetës së Elmir Asanit, i përmbledhu­r me një fjali. Edhe pse ka një emër tërësisht shqiptar, ka lindur në Serbi. Lidhja e tij e vetme me Kosovën është fakti se ka jetuar me prindërit për disa vite dhe ky është shkaku që nuk di as shqip. Në një rrëfim ekskluziv të dhënë për “Panorama Sport” zbulon gjithçka rreth vetes dhe i lëshon “sfidë” të hapur Asanit tjetër të Kategorisë Superiore. Konkurrenc­a nuk e tremb aspak dhe zbulon se me skuadrën korçare njohjen e parë e pati në Euro- pa League, kur ndesheshin me Partizanin e Beogradit.

Asani, jeni zyrtarisht pjesë e Skënderbeu­t, por për ata që nuk ju njohin, na jepni një prezantim të shkurtër të vetes...

OK, edhe pse është paksa delikate të flasësh për veten. Jam Elmir Asani dhe kam lindur në Novi Stad. Kam filluar të luaj futboll që herët dhe kam firmosur kontratën e parë si profesioni­st në vendlindje­n time, te Vojvodina. Tani jam këtu dhe më mirë do të më njihni ndeshje pas ndeshjeje.

Cila është origjina juaj, pasi flitet shumë se jeni kosovar që jetoni në Novi Stad të Serbisë?

Unë në fakt jam serb nga Kosova, kjo është origjina ime. Edhe prindërit janë serbë, të cilët jetuan në Kosovë fillimisht dhe më pas jemi transferua­r në Novi Sad, atje ku unë kam lindur.

Si u bë i mundur kalimi juaj në Korçë?

Ka qenë menaxheri i përgjithsh­ëm i Skënderbeu­t dhe menaxheri im që kanë biseduar për këtë mundësi transferim­i. Ishte një kërkesë që e kam pranuar menjëherë dhe jam ndier vërtet mirë për këtë interesim. Tani jam këtu dhe mund të them se është diçka mjaft pozitive për mua.

Çfarë ju bindi që të zgjidhnit Skënderbeu­n?

Është kampioni në fuqi i sezonit të kaluar dhe një ekip shqiptar që njihet në Europë. Nuk është pak, është ekipi më i njohur në Europë nga ekipet e Shqipërisë. Plus kësaj, trofetë e shumtë që ka fituar, por edhe ambiciet dhe projekti i klubit më bëri që të jem i vendosur për zgjedhjen që kam bërë.

Ju thatë se e njihnit Skënderbeu­n, çfarë dini për këtë klub?

Është një klub shumë i madh dhe mund të them se e kam ndjekur në sezonin e fundit që luante në Europë. Natyrisht që njohjen më të madhe e kemi krijuar kur luajti në Europa Ligë përballë Partizanit të Beogradit, ndeshje të cilën e kam parë dhe më ka lënë mbresa shumë të mira për Skënderbeu­n si ekip. Kjo ndoshta ka qenë edhe një nga arsyet përse zgjodha të vij këtu.

Skënderbeu nuk është më ai i një sezoni më parë, por sërish në pozicionin që luani ju ka shumë alternativ­a. A ju tremb konkurrenc­a?

Jo, aspak. Mua nuk më tremb rivaliteti, madje më bën të jem akoma edhe më i fortë. Çdo lojtar pëlqen të jetë në një ekip të madh dhe të ketë konkurrenc­ë në maksimum,

pasi motivohet më shumë. Unë do të mendoj vetëm të jap më të mirën time dhe e di se kam për të ecur mjaft mirë te Skënderbeu.

Vini në një ekip që është 7 pikë larg nga kreu. Sa e vështirë do të jetë në këtë sezon të synoni titullin?

Po, e di. Skënderbeu sezonin e kaluar ishte kampion, ndërsa u bënë shumë vite që dikton kampionati­n. Këtë vit duket se është një kampionat i vështirë, pasi janë në diferencë prej 7 pikësh nga vendi i parë. Por, kjo nuk do të thotë se gjithçka është e pamundur. Ne do të luftojmë javë pas jave për të marrë më të mirën dhe për të minimizuar diferencat në renditje. Sigurisht, këtë do ta bëjmë që në ndeshjen e parë që luajmë përballë kryesuesve të kampionati.

E dini se në Shqipëri është një tjetër futbollist me mbiemrin Asani dhe luan në të njëjtin pozicion...

Kam dëgjuar, pasi edhe mediat një ditë më parë thoshin të njëjtën gjë. Të shohim se kush është më i fortë atëherë. Bëj shaka. Respektoj gjithkënd, por mendoj vetëm të bëj më të mirën time.

A keni një idhull apo një lojtar që do të donit t’i ngjanit?

Idhulli im është Xherdan Shaqiri. Kjo, për mënyrën e tij të lojës, e cila më përshtatet shumë, por edhe pozicioni në fushë që është i njëjtë. Besoj se kemi karakteris­tika të ngjashme dhe do isha i nderuar që t’i ngjaja një lojtari të këtij kalibri, pasi është me të vërtetë i madh. Shpresoj që çdo ditë e më shumë t’i ngjasoj mënyrës së tij të lojës.

 ??  ?? Elmir Asani, mesfushori 23-vjeçar i Skënderbeu­t
Elmir Asani, mesfushori 23-vjeçar i Skënderbeu­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania