Panorama Sport (Albania)

Mesi bën 400 gola për Barçën, Realin e shpëton Sebajos

Statistika­t e frikshme, "Pleshti" 400 gola në La Liga

-

Tri gola për të vazhd uar arratinë në krye të klasifikim­it. Pas tretjes së humbjes që pësuan në 1/8-at e Kupës së Mbretit kundër Levantes, katalanasi­t rinisin të vrapojnë në La Liga, duke hequr qafe Eibarin dhe duke koleksionu­ar fitoren e gjashtë radhazi me bukurinë e 18 golave të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar. Në "‹amp Nou" vendos një dopietë e Luis Suarezit dhe ai që nuk mungon asnjëherë në apel, Lionel Mesi. Janë ata që i lejojnë skuadrës së Œalverdes që të ruajë avantazhin prej 5 pikësh nga Atletiko e Madridit (që mundi minimalish­t Levanten me polemika) duke thelluar diferencën me Sevijen (e mposhtur në Bilbao) deri në 10 pikë. "Pleshti" preu edhe shiritin e 400 golave në La Liga (sipas Marca-s janë 399, i pari futbollist që arrin këtë kuotë). I janë dashur vetëm 435 ndeshje, mesatarish­t 0.92 gola për çdo 90' dhe lë pas Kristiano Ronaldon me 311. Megjithatë, ndjekësi i tij më i afërt aktiv në La Liga është Aduriz (157 gola). 328 prej këtyre 400 golave, Leo i ka shënuar me të majtën (82), 60 me të djathtën (15) ndërsa ato me kokë zënë "vetëm" 3 (12).

RIKTHIMI - Pas rrotacioni­t në ndeshjen e kupës, Œalverde ripropozoi 11shen titullare me Serxhi Roberton në të djathtë dhe mbi të gjitha Kutinjon në trion sulmuese. Eibari nuk e braktisi tradiciona­len 4-4-2 që në të vërtetë dukej një 4-2-3-1, që ushtronte presing lart në fushë. Strategjia e baskëve funksionoi në 20 minutat e para prej meritës së dublimeve sistematik­e të një linje mbrojtëse, e mbledhur thuajse në lartësinë e mesfushës, e cila e pengoi Barçën që të zhvillonte lojën në vertikale. Por Mesi me shokë arritën që të godasin me rastin e parë, fryt i një shkëmbimi të shpejtë në hyrje të zonës mes Kutinjos dhe Suarezit, i kurorëzuar nga ky i fundit me një të djathtë në shtyllën më të largët.

DISHE54 - Asnjë emocion për pjesën e mbetur të pjesës së parë, përveç një goditjeje me kokë në kthesë të Serxhi Enrih, i cili për pak sa nuk befasoi Ter Shtegenin. Miqtë ia bënë të vështirë jetën skuadrës së Œalverdes, duke mbyllur çdo linjë pasimi dhe kufizuar rrezen e aksionit të Mesit për 50 minutat e tjera. Pastaj shkëndija e kampionit argjentina­s, të cilit i mjaftoi një rast për të firmosur emrin e tij në listën e golashënue­sve: Lëvizje për të shmangur dy mbrojtës kundërshta­rë dhe e majta që nuk i la asnjë shans Riesgos. Nga ky moment, Eibari ngriti flamurin e bardhë, duke lejuar hapësira pa fund për të zotët e shtëpisë, të cilët pasi shpërdorua­n tri gola në pesë minuta, goditën me një tjetër prekje të "Pistoleros". Me të arkivuar rezultatin, Barcelona nisi të menaxhojë minutat e mbetura, duke kursyer energjitë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania