Panorama Sport (Albania)

Vjen Rexhepi, “intriga” për mbrojtjen te Partizani

Jetmir Krasniqi, një tjetër kosovar për krahun e djathtë

- JORGIS MEMO

Qendërmbro­jtësi ko sovar, Lum Rexhe pi, ka zbarkuar dje te Partizani dhe sot do të nisë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës. Burime të “Panorama Sport” në klubin e kuq treguan se në mbrëmjen e së dielës, lojtari ka mbërritur në Antalia, duke zyrtarizua­r kështu transferim­in. Pas Fatjon Jusufit dhe Alesio Hysenit, Rexhepi është futbollist­i i tretë që iu bashkohet të kuqve në merkaton e janarit. 26vjeçari është 192 cm i gjatë dhe konsideroh­et një alternativ­ë e mirë për mbrojtjen, duke qenë se qendra e këtij reparti ka mbetur vetëm me dy titullarët Belica dhe Atanda. Kosovari ka lindur në Turku të Finlandës dhe pasi është aktivizuar me ekipet e moshave të përfaqësue­ses finlandeze, së fundmi i është bashkuar Kombëtares së Kosovës, duke luajtur vetëm dy ndeshje deri më tani. Në vitin 2018 ka qenë pjesë e klubit KUPS në elitën finlandeze.

MBROJTËSI I KRAHUT Hektor Idrizaj i Kamzës është i preferuari i Skënder Gegës, por deri tani dy klubet nuk kanë arritur akordin. Partizani kënaq vlonjatin për ambicien dhe anën financiare, por presidenti Qarri kërkon lojtarë të tjerë në këmbim nga Partizani. Në diskutim është futur edhe Çinari si një shkëmbim i mundshëm, por ende nuk është arritur një akord. Alternativ­a e Idrizajt ka qenë një holandez. Bëhet fjalë për Ruben Evald Ligeon, i cili numëron edhe 12 ndeshje me fanellën e Ajaksit. Edhe ky ka qenë një kandidat serioz deri tani, por ende nuk është arritur marrëveshj­a, pasi lojtari nuk e ka prishur kontratën me Zuollen, klub që zotëron kartonin e tij.

SËRISH KOSOVAR... Jetmir Krasniqi është emri më i ri që shfaqet në listat e merkatos së Partizanit. 24vjeçari i lindur në Klinë, ka luajtur së fundmi edhe një ndeshje me përfaqësue­sen dardane. Ai është pjesë e klubit të Luganos në Zvicër, por ka gjetur pak hapësira këtë sezon, teksa është aktivizuar vetëm 8 ndeshje deri më tani. Ndërkaq, trajneri Skënder Gega u ka bërë të qartë drejtuesve që të nxitojnë sa të munden, me qëllim që lojtarët e rinj të kenë mundësi të stërviten sa më shumë me pjesën tjetër. Kështu, ata do të përshtaten me filozofinë e lojës së “demave”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania