Panorama Sport (Albania)

6 fitore radhazi, Junajtid “asfalton” edhe Totenhemin

Spektakël në "Wembley", Totenhemi prodhon pa fund, por De Gea meriton një monument

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nuk ndalet më Mançester Junajtid i Ole Gunar Solskjaeri­t: me triumfin në kryendeshj­en e javës së 22të kundër Totenhemit, vjen fitorja e gjashtë radhazi prej shkarkimit të Murinjos. Tri pikët e arta në "Wembley" certifikoj­në nëse akoma ka nevojë "ringjallje­n" e "djajve të kuq". Mjafton një diagonale e shkëlqyer e sulmuesit në minutën e 44-ët e nisur nga një top fantastik i Pogbasë: Sulmuesi hyn në zonë, ngre kokën dhe lëshon tokazi të djathtën perfekte, e cila përfundon në këndin e poshtëm të portës së Lorisit. Gjithçka lind nga një top i humbur në mënyrë banale nga Tripier (i bllokuar nga Lingard). Bëhet fjalë për golin e tetë sezonal të 21-vjeçarit dhe të shtatin në Premier Ligë, e mbi të gjitha vjen edhe një rekord, nuk kishte shënuar kurrë në tri ndeshje radhazi, por shkruan emrin e tij me germa kapitale, pasi gjeti rrugën e golit edhe ndaj Bornmëthit dhe Njukasëlli­t. Edhe ai është një nga njerëzit e rilindur të Junajtid në këtë sezon. Por kjo skuadër nuk do të kishte dalë kurrë fitimtare nga Londra, nëse David De Gea nuk do kishte luajtur një nga ndeshjet e tij më të mira me fanellën e 20 herë kampionëve të Anglisë: Spanjolli i tha 11 herë jo djemve të Poçe-

tinos. Më shumë kishte pritur vetëm në ndeshjen kundër Arsenalit në "Emirates", më 2 dhjetor 2017 (14). Ishte ai, heroi i teknikut norvegjez mbrëmë, falë pritjeve të së cilit në pjesën e dytë rezultati qëndroi 0-1 deri në fund dhe Solskjaer arriti Arsenalin

në vend të pestë. "Topçinjtë" renditeshi­n 8 pikë përpara "djajve" kur norvegjezi u ul në stolin e Junajtid më 19 dhjetor. Tani objektivi i radhës është Çelsi (+6), ndërsa Totenhemi humbet terren në ndjekjen e Sitit dhe Liverpulit.

 ??  ?? Markus Rashford, sulmuesi 21-vjeçar i Junajtid, autori i golit të fitores në “Wembley”
Markus Rashford, sulmuesi 21-vjeçar i Junajtid, autori i golit të fitores në “Wembley”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania