Panorama Sport (Albania)

Tirana, sulmi është një “minë me sahat”

Greca, Ngo e Sentamu mund të japin më shumë nëse përqendroh­en te futbolli

- OLSI AVDIAJ

Tirana ka sulmues të vlefshëm, por me vese. Majkëll Ngo, Bedri Greca dhe Junus Sentamu janë sulmues të mirë, por që mund të bëjnë më shumë në fushën e lojës. Pengesa e tyre është mendja. Qetësia, sjellja dhe përqendrim­i janë armiqtë e padukshëm. Duke i marrë me radhë, të tre lojtarët, secili prej tyre bllokohet jo pak për shkak të këtyre problemeve. Majkëll Ngo është...

Tirana ka sulmues të vlefshëm, por me vese. Majkëll Ngo, Bedri Greca dhe Junus Sentamu janë sulmues të mirë, por që mund të bëjnë më shumë në fushën e lojës. Pengesa e tyre është mendje. Qetësia, sjellja dhe përqendrim­i janë armiqtë e padukshëm. Duke i marrë me radhë, të tre lojtarët, secili prej tyre bllokohet jo pak për shkak të këtyre problemeve.

MAJKËLL NGO – Është lojtari klasik, i cili ka mundësi që të bëjë shumë, por nuk ia del, për shkak të sjelljes në fushën e lojës dhe stërvitjes. Për asgjë humb qetësinë dhe më pas ndodh e paimagjinu­eshmja. Shumë herë është përplasur me Memën që solli edhe krizën dhe një largim të mundshëm nga Tirana. Pasi u qetësuan gjakrat, të shtunën sulmuesi tregoi shenja të tjera nervozizmi dhe Mema e paralajmër­oi. Tiranës nuk i duhen nervat e Ngosë dhe sulmuesi du- het të shtrohet për të qenë i përqendrua­r në fushë dhe para portës, pasi detyra e tij është të shënojë gola.

BEDRI GRECA – Edhe Greca është një lojtar që mund të bëjë shumë, por edhe i vështirë në menaxhim. Jo rrallëherë nuk ka qenë i qetë dhe ka shpërthyer, edhe pse çdo situatë, qoftë edhe ndërrim, mund ta kalonte me më shumë qetësi. Talent ka sa të duash, por çdo “sulm” duhet ta kalojë me sportivite­t. Kjo, sepse menjëherë nervozohet dhe situata i del jashtë kontrollit,

gjë që reflektohe­t në lojë. Pak më shumë qetësi do t’i bënte shumë mirë për veten, sepse mund të shënojë më shumë...

JUNUS SENTAMU – Një tjetër problemati­k në sulm. I papërqendr­uar dhe i papërgjegj­shëm, sulmuesi

duhet të shtrohet akoma më shumë. Shpërdoron para portës, pasi është i përkëdhelu­r. Koha “Ze Maria” e kishte “dehur”, por tani duket sikur ka ndryshuar. Ka edhe shpërthime të çuditshme ndaj kundërshta­rëve, veprime që këtë vit i ka

përsëritur disa herë, por edhe për të qetësia do ishte në të mirë të Tiranës. Bardheblut­ë në këtë fazë të tretë kanë nevojë për më shumë gola dhe sa më pak nerva nga tre sulmuesit e saj, që duhet pranuar se kanë karakter të vështirë...

 ??  ??
 ??  ?? Majkëll Ngoo Vjeç: 26 Golat: 2
Majkëll Ngoo Vjeç: 26 Golat: 2
 ??  ?? Bedri Greca Vjeç: 28 vjeç Golat: 2
Bedri Greca Vjeç: 28 vjeç Golat: 2
 ??  ?? Junus Sentamu Vjeç: 24 Golat: 7
Junus Sentamu Vjeç: 24 Golat: 7

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania