Gilman Lika: Vllaznia lufton për Kupën

!uk shoh diferenca të mëdha me skuadrat e elitës

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - ADMIR URUÇI

Vllaznia, pavarë sisht se është në Kategorinë e Parë, me pak përforcime që mund të jenë të mundura në merkaton e dimrit, mund të jetë edhe konkurrente për të fituar Kupën e Shqipërisë. Një gjë të tillë e thekson edhe kapiteni i ekipit, Gilman 7ika. Sipas tij, Vllaznia edhe me këtë kontingjent lojtarësh që ka, nuk do ta vendosë në dyshim ngjitjen në Superiore. Ai bën thirrje që skuadra shkodrane të nisë dhe të mendojë që tani për sezonin e ri, ku sipas gjasave Vllaznia do të jetë sërish në Superiore. Në një intervistë për gazetën "Panorama Sport", kapiteni shprehet optimist për këtë skuadër dhe shpreson shumë tek e ardhmja. Deri tani në merkaton e janarit te shkodranët nuk është afruar asnjë futbollist, ndërsa pritet që në ditët në vazhdim të ketë prurje. "Në radhë të parë duhet të mendohet për ardhmen, pra që Vllaznia e sezonit të ri të ketë një bazë të shëndoshë dhe të mos gjendemi të papërgatitur në sezonin e ardhshëm në Superiore. Ndërsa për Kupën e Shqipërisë them se duhet të shikojmë se sa ne do të rritemi me cilësi. Ne kemi emrin, kemi fanellën dhe pa diskutim nuk shoh ndonjë disnivel të madh mes nesh dhe disa nga ekipet e Superiores", thotë ndër të tjera kapiteni në intervistën e tij, i cili dje festoi 82vjetorin e lindjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.