Panorama Sport (Albania)

Tirana dhe Luftëtari “pikiatë”

Kastrioti dhe Kamza kompletojn­ë formacioni­n, Kuka në portë dhe Martinena në sulm

-

Fundi i çdo pjese se zoni shoqërohet gjithnjë me bilance dhe përjashtim nuk mund të bënte as "Panorama Sport" me vlerësimet e saj. Pasi janë luajtur 18 ndeshje referuar rubrikës së përjavshme të gazetës sonë rreth formacioni­t më të dobët, rezulton se Luftëtari dhe Tirana janë në "pikiatë". Pritshmëri­të kanë qenë dukshëm të mëdha për të dyja këto ekipe. E para vinte nga Kategoria e Parë dhe me synime madhore, ndërsa e dyta pas pjesëmarrj­es në Kupat e Europës. Si njëra, ashtu edhe tjera kanë zënë 7 pozicione në këto 11-she, por me bluzinjtë me një vend më shumë. Mbrojtjen e kanë "zaptuar" pikërisht këto dy skuadra që deri në këtë fazë luajnë për të shpëtuar dhe kjo është e qartë edhe prej renditjes. Krahu i majtë i mbrojtjes është i Hoxhallari­t, ndërsa i djathti i Lejdi Liçajt të larguar tashmë nga Gjirokastr­a. Përkatësis­ht kanë dalë nga 5 dhe 4 herë në këtë formacion. Qendra e majtë i takon ganezit Vincent Atinga, ndërsa e djathta Nemanja Janiçiç që kanë nga 5 dhe 3 vota. Sakaq, pjesë e kësaj liste është edhe Lukman Husein me 5 prezenca. Tre të tjerët janë pozicionua­r në mesfushë. Për bluzinjtë është Behar Ramadani me 4 dhe Vladan Milosavlje­v me 3, ndërsa për bardheblut­ë është Edon Hasani me 5. Që të kompletohe­t ky repart është edhe Niko Zisi, i cili djathtas nuk ka shkëlqyer dhe kjo kuptohet nga fakti që në 3 javë i është dashur që të përfundojë në formacioni­n më të dobët. Porta i takon Klajdi Kukës së Kastriotit, i cili 4 herë ka qenë larg pritshmëri­ve, ndërsa maja e sulmit i takon Nestor Martinenës. Edhe pse në kohët e arta te Dinamo ishte një "lider", te kamzalinjt­ë nuk po gjen dot veten dhe kjo ka bërë që në tri ndeshje të mos duket kurrkund në fushë. Me një vendosje 5-4-1, trajneri më i dobët rezulton Ze Maria. Ka dalë tri herë te më të dobëtit dhe kjo bëri që të largohej me vetëm 8 pikë nga drejtimi i Tiranës, me 4 humbje, 2 fitore dhe 2 barazime.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania