Panorama Sport (Albania)

Miqësore luksi me Dinamo Zagreb

-

Pas dy barazimeve në Antalia ndaj skuadrave të Superligës turke, Sivaspor dhe Antaliaspo­r (vend i nëntë dhe i gjashtë në kampionat), sot në orën 15:00 të kuqtë e Skënder Gegës do të përballen me klubin gjigant kroat, Dinamo Zagreb. Ndeshja ndaj këtyre të fundit u fiksua vetëm pak ditë më parë, sepse në plan Partizani kishte një miqësore me kazakët e Shaktjor Karagandit më 14 janar. Gjithsesi, sot të kuqtë do të kenë shansin për të treguar vlerat ndaj një kundërshta­ri shumë të fortë, teksa pjesë e tij është edhe ish-mbrojtësi i kuq, Amir Rrahmani. Ky i fundit u afirmua si futbollist me fanellën e kuqe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania