Panorama Sport (Albania)

Dilema për Dukën, pritet aktivizimi

-

Mesfushori shqiptar me nënshtetës­i amerikane, Dilaver Duka, e nisi ters aventurën e tij me të kuqtë. Në ditët e para të përgatitje­ve me fanellën e Partizanit, mesfushori i krahut pësoi një kontraktim muskulor dhe e pati të pamundur të aktivizohe­j në dy miqësoret ndaj Sivasporit dhe Antaliaspo­rit. Gjatë ditëve të fundit, Duka ka kryer stërvitje të diferencua­r nga grupi, por gjasat janë që sot ndaj Dinamos së Zagrebit, trajneri Gega t’i rezervojë disa minuta lojtarit që ka luajtur me disa skuadra në Amerikë. Gjithashtu, hapësirë pritet të ketë sot edhe sulmuesi Rubin Hebaj, i cili e ka kaluar dëmtimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania