Të kuqtë shtyjnë rikthimin në Shqipëri

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Partizani do të duhej të kthehej nesër në Shqipëri, por duke qenë se FSHF-ja shtyu sërish startin e pjesës së dytë të kampionatit, drejtuesit e klubit të kuq vendosën që të qëndrojnë edhe disa ditë në Antalia të Turqisë. Burime të “Panorama Sport” pranë klubit kryeqytetas, konfirmuan dje se skuadra e Partizanit do të kthehet në Tiranë më 18 janar dhe jo më 15 janar, sikundër ishte përcaktuar në fillim. Kjo është bërë edhe me kërkesën e stafit teknik, të cilët, duke parë edhe kushtet atmosferike në Shqipëri, e kanë bindur Gaz Demin që të bëjë një sakrificë tjetër. Kështu, “demat” do të qëndrojnë tri ditë më tepër në tokën turke, duke shfrytëzuar sa më shumë kushtet në Antalia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.