Panorama Sport (Albania)

Haris Hanxhiç, një problem... “mediatik”

-

“Halli” i madh i të kuqve është një bomber. Merkatoja e janarit nuk të ofron shumë mundësi për afrime cilësore, por problemi tjetër është se një pjesë e mirë e atyre që bindin stafin teknik, kanë vështirësi të shkëputen nga klubet aktuale. Rasti tipik ishte ai i Kuame Karikarit, transferim që u sfumua, sepse lajmi doli në media para se lojtari të merrte letrat nga klubi azerbajxha­nas dhe më pas Neftçi Baku nisi të bënte kërkesa nga më të ndryshmet për ta lënë të lirë. E njëjta gjë duket se po ndodh edhe tani me qendërsulm­uesin boshnjak, Haris Hanxhiç, që deri para pak ditësh ishte thuajse i ikur nga Sarajevo, por sapo klubi boshnjak mori vesh për interesimi­n e Partizanit nuk po i jep letrat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania