Rama i jep garanci Gegës

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka biseduar me orë të tëra me trajnerin Skënder Gega në tri ditët e fundit në Antalia. Gazeta mëson se përveç merkatos, drejtuesi i kuq ka folur me trajnerin edhe për rinovimin e kontratës, teksa tashmë mbetet të mësohet vetëm se sa do të jetë marrëveshja e re. Gega ka paraqitur një projekt për vazhdimësinë që kërkon miratim nga presidenti Gazmend Demi. Pritshmëritë janë tejkaluar, pasi Partizani u shpall kampion dimri, ndërsa tani trajneri pret që t’i plotësohen kërkesat në merkato. Gjërat duken në rrugë të mbarë, por çdo gjë do të qartësohet në vijim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.