Panorama Sport (Albania)

Rekordi i përgatitor­es, grupi nuk është i plotë

-

Tirana vazhdon të mos jetë e plotë. Edhe pse është duke zhvilluar fazën përgatitor­e prej datës 4 janar, jo gjithçka ka shkuar mirë. Dje kanë bërë testet e sezonit katër futbollist­ë, Greca, Atinga, Kobina dhe Maveje. Të gjithë këta futbollist­ë kanë nisur stërvitjen pesë ditë më vonë, ndërsa akoma dy lojtarë nuk e kanë bërë testin, Ngo që dje nuk ishte në stërvitje dhe Junus Sentamu, i cili akoma nuk ka ardhur. Me të gjitha hallet e ekipit në renditje, Tirana ka prej vitesh këtë problem të madh. Grupi nuk është asnjëherë i plotë. Junus Sentamu është prishësi klasik i planeve, pasi kur janë zhvilluar dy miqësore, akoma nuk është në fazën përgatitor­e. Një veprim i zakonshëm i tij dhe afrikanëve që asnjëherë nuk vijnë në kohë te bardheblut­ë dhe jo pak herë më pas e nisin sezonin jashtë forme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania