Panorama Sport (Albania)

Mema, kritika për ekipin

-

Ardian Mema nuk ka lënë të kalojë ndeshja me Laçin shumë thjesht. Menjëherë pas sfidës, trajneri i Tiranës shpërtheu duke kritikuar ekipin për lojën e dobët. Menjëherë, në mbrëmjen e së shtunës, ai është marrë me ndeshjen dhe lojtarët. Trajneri ka shigjetuar mosharmoni­zimin e grupit. Sipas tij, të gjithë duhet të bëjnë më shumë, sidomos në mesfushë. Trajneri ka kërkuar nga të gjithë të mos merren me fjalë në fushë, por të luajnë sa më mirë dhe të respektojn­ë shokët. “Kemi probleme në të gjitha repartet, por më tepër po merrem me ngarkesën fizike. Jemi stërvitur paradite dhe pasdite, kështu që lojtarët nuk ishin të freskët. U zhgënjeva me pjesën e presionit. Lojtarët tanë shkonin në vonesë në presion ndaj kundërshta­rit. Kjo më jep shkas të shoh dhe gjendjen e lojtarëve, pasi mund të jenë të lodhur në maksimum”, tha Mema pas ndeshjes. Mësohet se te Tirana, një mesfushor është shumë i domosdoshë­m. Mema po e kërkon me ngulm këtë lojtar. Është folur shumë për Ramadanin e Luftëtarit, por ende nuk ka asgjë konkrete. Nga e hëna e në vazhdim, pritet që te bardheblut­ë të ketë të reja për sa i përket merkatos, ndonëse përjashtoh­en afrime lojtarësh që nuk kanë pasaportë shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania