Panorama Sport (Albania)

“Sirena” italiane për Traoren, e do Fermana në Seria C

-

Pasi shitën Amadu Latif, Teuta mund të humbasë një tjetër sulmues. Këtë herë është një ekip italian që shfaq interes për senegalezi­n e durrsakëve, Boubacar Traore. Lojtari është vënë në “lupën” e një skuadre në Seria C dhe lajmin e konfirmojn­ë mediat vendëse. “Informacio­ne.tv” shkruan se Fermana e ka në plane dhe avantazhi i 21-vjeçarit vjen prej faktit se në të shkuarën ka qenë pjesë e të rinjve të Torinos. Përtej interesit të këtij klubi, duhet thënë që te Teuta nuk kanë kurrsesi në plan që të heqin dorë prej tij. Por, edhe nëse kjo ndodh, atëherë Fermana duhet të paguajë kartonin e lojtarit, që është nën kontratë me klubin e Teutës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania