Panorama Sport (Albania)

Kastrioti kërkon portier, Elson Demi del në “skenë”

- Bujar Balliu

Për Kastriotin është kthyer në domosdoshm­ëri afrimi i një portieri cilësor. Që pas largimit të Klajdi Kukës, drejtuesit po mundohen që të gjejnë pasuesin. U përfol serbi Stefan Xhorxheviç (që ka luajtur më herët te Bylisi), por duket se kjo pistë është sfumuar ndjeshëm. Në kësi kushtesh, klubi ka hedhur vështrimin brenda vendit dhe në skenë ka dalë lezhjani Elson Demi, i cili më herët ka luajtur edhe te Besëlidhja, ndërsa pjesën e parë të sezonit e mbylli tek Iliria. Sakaq, ende nuk është thënë fjala e fundit për lojtarët që janë në provë. Por, pas dy miqësoreve që janë programuar për ditët në vijim, do të vendoset përfundimi­sht për to. Krutanët në mesjavë do të përballen me Kamzën, kurse në fundjavë me Dinamon, miqësore që do t’i shërbejnë stafit teknik për konsolidim­in e mëtejshëm të grupit, por edhe për të vendosur se kush do të qëndrojë nga lojtarët që po provohen. Që prej ardhjes së teknikut Bledar Devolli në krye të skuadrës, Kastrioti ka nisur menjëherë përgatitor­en. Gjatë kësaj periudhe, krahas seancave stërvitore të zhvilluara në Kamzë, janë zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore, përkatësis­ht me ekipin e Besës dhe atë të Teutës, ku skuadra ka bindur. Në Kavajë fitoi minimalish­t, ndërsa në Durrës barazoi me shifrat 1-1. Më shumë se rezultati ka bindur loja. Në deklaratat e tij, trajneri është shprehur se është i kënaqur me grupin aktual, por skuadrës i duhen edhe 3-4 përforcime cilësore. Drejtuesit po punojnë intensivis­ht për gjetjen e tyre. Dihet që janari nuk rezervon shumë opsione, pasi shumica e lojtarëve janë nën kontrata.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania