Panorama Sport (Albania)

Zbulohet plani i merkatos, Apolonia i kthehet “dashurisë” serbe

Trajneri Miliç do të sjellë sot dy sulmues nga Serbia

- PLANI Bujar Rama

Apolonia ka barazuar 1-1 me Dinamon, një miqësore që u ka shërbyer fierakëve për të marrë vendimin përkatës për të larguar 5 nga 6 lojtarë të testuar gjatë ndeshjes me blutë. I vetmi që do të vazhdojë të vëzhgohet është mbrojtësi kosovar i linjës së majtë, Nderim Jashari, ndërsa të tjerët: Toçuku, Alillari, Bejzade, Ropi, madje edhe Ferro, që ka dalë nga akademia e Apolonisë, nuk kanë marrë “OK”in për vazhdimësi te skuadra fierake. Mbase për kortezi dhe etikë formale sportive duhej pritur që këta lojtarë të larguar të testoheshi­n edhe nga trajneri Miliç, pasi është personi që ka përgjegjës­inë direkte tani e tutje për ecurinë e Apolonisë. Gjithsesi, mbase nuk ishte “shou” mediatik dhe largimi brenda një miqësoreje i plot 5 lojtarëve, sepse nuk dëshmon vetëm anën që klubi pretendon se Apolonia ka kërkesa të larta në merkato (ndërkohë teston vetëm futbollist­ë të rinj), por duhet parë edhe ana tjetër e medaljes: fierakët nuk bindin dot të bëjnë pjesë të tyre lojtarë cilësorë dhe që krijojnë diferencë; shkaqet mbeten pezull...

- Trajneri Miliç dhe ndihmësi i tij i parë, Careviç, do të marrin drejtimin e skuadrës fierake për të bërë sipas tyre më të mirën e mundshme tek Apolonia. Por ekipi nuk është shumë komod në përbërje, pasi janë larguar shumë futbollist­ë gjatë kësaj periudhe dimërore dhe nga ana tjetër nuk ka asnjë përforcim të vetëm! Në këtë situatë jo fort të favorshme, Miliç dhe asistenti i tij, ca më tepër trajnerë të rinj dhe pa përvojë me ekipe të para, pritet që të bëjnë edhe rolin e menaxherit, duke projektuar për në Fier lojtarë cilësorë nga Bosnja, Serbia dhe republika të tjera ishjugosll­ave, futbollist­ë të kategorive elitare në kampionate­t përkatëse, të aftë për të bërë diferencën në Kategorinë e Parë shqiptare. Që nga kjo e hënë pritet që tek Apolonia të dalin në stërvitje dy futbollist­ë nga Serbia, të cilët luajnë në pjesën ofensive dhe që Miliç pretendon se plotësojnë boshllëqet e skuadrës në këtë repart. Por, nuk do të jenë të fundit, pasi në ditët në vazhdim priten edhe 2-3 lojtarë të tjerë nga vendi fqinj, sugjerim i dy trajnerëve serbë të Apolonisë. Miliç ka vetëm dy ditë në dispozicio­n për të stërvitur ekipin, pasi të mërkurën do të ketë “premierë” në miqësore me Korabin e Peshkopisë, ndeshje që do të luhet në kompleksin “Internacio­nal”. Si në kohën kur skuadra drejtohej nga serbi Esat Karishik, duket se Apolonia i kthehet sërish “dashurisë” ndaj serbëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania