Panorama Sport (Albania)

Lushnja, pas shtatë vitesh në Ulqin

- Alban Alushi

Që nga dita e diel, lushnjarët i kanë zhvendosur përgatitje­t e tyre në kompleksin sportiv të Ulqinit, në Malin e Zi. Një ambient i njohur për lushnjarët, të cilët e kanë zhvilluar disa herë minifazën përgatitor­e të dimrit aty, për herë të fundit në janarin e vitit 2012. Një vit më parë, Lushnja preferoi kompleksin “Tropikal” në Durrës, ndërsa këtë sezon iu rikthye Ulqinit, pas 7 vjetësh. Dje verdhejesh­ilët janë stërvitur me dy seanca ditore, ndërsa në program kanë edhe takime miqësore. Mesfushori peqinas Eneo Sulkja për gazetën “Panorama Sport” u shpreh: “Jemi duke zhvilluar përgatitje­t në Ulqin në kushte shumë të mira. Ekipi është i motivuar që të bëjë sa më mirë detyrën e tij në këtë minifazë. Lushnja është një nga skuadrat më të mira të grupit dhe ne do të përgatitem­i që fillimi i shkurtit të na gjejë sa më mirë”, është shprehur mesfushori Sulkja. Peqinasi po luan sezonin e parë në stadiumin “Roza Haxhiu”. Mesfushori 25-vjeçar ka luajtur 10 ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania