Panorama Sport (Albania)

Sulmues “special” për Tomorin

Nga goleador në kategoritë inferiore në Zvicër, shkodrani: Pse u riktheva në Berat

- ERIS SYLYKU

Tomori zyrtarizon af rimin e futbollist­it shkodran, Elhan Galica. Sulmuesi 29-vjeçar ka nënshkruar mbrëmjen e së shtunës kontratën që e lidh atë me ekipin beratas, deri në përfundim të sezonit. Galica ka firmosur në cilësinë e futbollist­it të lirë, duke shkëputur me konsensus absolut marrëdhëni­et me klubin e Adës së Velipojës, ku luajti në pjesën e parë të këtij kampionati në Kategorinë e Dytë. Për Galicën, ky është rikthimi i tretë në Berat, teksa më parë është aktivizuar në sezonin 20092010 dhe 2013-2014. Një lojtar me ulje-ngritje të mëdha në karrierë. Përpara dhjetë vitesh, Galica ishte një prej sulmuesve cilësorë në Shqipëri ku ka luajtur me Vllazninë, Lushnjën, Elbasanin apo Luftëtarin. Por që prej 2014ës, shkodrani u zhvendos në Zvicër ku luajti disa vite në kategoritë inferiore. I rikthyer në Shqipëri, pas një faze të parë tek Ada, tashmë kthehet sërish në Kategorinë e Parë. GALICA

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport” futbollist­i 29-vjeçar shprehet: “Jam i lumtur që jam lojtar i Tomorit, definitivi­sht është një skuadër e madhe. Për mua është kënaqësi dhe privilegj të rikthehem në ambientet ku më kanë dhuruar dashuri dhe përkrahje, njësoj sikur të isha në shtëpinë time. Tomori dhe tifozët e tij janë ndryshe nga të tjerët, ndaj kanë një vend të veçantë në zemrën time. Falënderoj drejtuesit dhe trajnerin që më mbështetën në këtë periudhë jo fort të mirë të karrierës sime disavjeçar­e. Nga natyra jam shumë ambicioz dhe duke parë trajnerin që punon me një dëshirë dhe përkushtim maksimal në seancat stërvitore, si dhe me organikën që ka ky klub, besoj se objektivi për të qëndruar në 5-shen e parë është më se i realizuesh­ëm. Jam rikthyer me një dëshirë të madhe. Punoj shumë dhe besoj se çdo ekip do ta ketë të vështirë ndaj Tomorit. Nuk do të zhgënjej askënd. Objektivi personal është të jap maksimumin dhe pse jo të debutoj me gol ndaj Turbinës”, e mbylli prononcimi­n e tij për gazetën, Elhan Galica. Synimi i futbollist­it është të rikthehet edhe një herë në nivelin që pretendon, ndërsa po e nis gjithçka nga Tomori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania