Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, Hepaj e ekzagjeron

- Preng Gjikola

Të shtunën pasdite Besëlidhja mbylli javën stërvitore për t’u grumbullua­r të hënën. Tashmë, i konsolidua­r në radhët e Besëlidhje­s, është edhe mesfushori organizato­r, shkodrani Samet Hepaj që po mbyll sezonin e tretë radhazi me fanellën e kësaj skuadre. Kujtojmë se Samet Hepaj gjysmën e dytë të sezonit të shkuar nuk ka qenë aktivizuar për shkak të një dëmtimi në gju. Gjatë një bisede për “Panorama Sport”, mesfushori shkodran Samet Hepja flet për mundësitë reale të Besëlidhje­s për pjesën e dytë të sezonit, duke deklaruar kështu: “Për mua është sezoni i tretë që luaj i veshur me fanellën zyrtare të Besëlidhje­s, një privilegj për mua ndonëse kam dalë nga moshat e akademisë Vllaznia. Duke iu referuar gjendjes dhe situatës në të gjithë futbollin tonë, përfshi edhe skuadrat e Superiores, kjo e fundit dhe Kategoria e Parë nuk kanë ndonjë diferencë të madhe, pasi po e rigjejnë njëratjetr­ën në dy nivelet, përfshi Tiranën dhe tani Vllazninë. Duke u bazuar mbi atë çka deklarova më lart, edhe Besëlidhja është jo vetëm e barabartë me këto, por ndoshta edhe superiore, këtë e treguam ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”. Ndonëse gjysmën e parë të sezonit e mbyllëm në vendin e pestë, përsëri jemi optimistë për të qenë kërcënimi kryesor, pse jo edhe “pushtuesit e kreut”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania