Panorama Sport (Albania)

Vora zgjedh Rezart Mahon për stolin

- Abdulla Dushku

Rezart Maho pritet që të prezantohe­t sot si trajneri i ri i skuadrës së Vorës. Prezantimi do të bëhet nga drejtori teknik i skuadrës e njëkohësis­ht dhe lojtar i saj, Gazment Fuçia, si dhe drejtues të tjerë të skuadrës. Maho do të rikthehet si trajner, duke qenë më parë teknik te grupmoshat dhe më pas si lojtar dhe trajner te Mamurrasi gjatë sezonit 2016-2017. Ky do të jetë sezoni i dytë për të që drejton një skuadër të Kategorisë së Parë. Skuadra vorake e mbylli pjesën e parë të kampionati­t në vendin e fundit. Për rezultatet e dobëta të saj, drejtuesit në ndeshjen e fundit të vitit të kaluar kundër Shënkollit vendosën të shkarkonin trajnerin Gerald Çani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania