Panorama Sport (Albania)

Kthehet Gjata, Muça është në dyshim

- Skerdilaid Sulozeqi

Pas barazimit të marrë në takimin miqësor kundër Apolonisë në Fier, trajneri Allmuça ka lënë pushim ekipin ditën e diel. Ndërsa sot skuadra rinis stërvitjen në orën 11:00 në Pezë Helmes. Skuadra do nisë përgatitje­t, pasi ditën e mërkurë kryeqyteta­sit kanë një tjetër test të vlefshëm kundër Kombëtares U-19. Gjatë kësaj periudhe, tekniku Allmuça nuk do ketë në dispozicio­n mbrojtësin Erxhan Muça, i cili vuan nga një tërheqje muskulore. Por mjekët e ekipit sqarojnë se zv/kapiteni do jetë i gatshëm për trajnerin kur kampionati të nisë zyrtarisht. Ndërsa lajm i mirë për trajnerin Allmuça është dhe rikthimi i Arvist Gjatës, i cili ka kaluar dëmtimin e gjatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania