Panorama Sport (Albania)

Sinella: Si po e ndryshojmë Egnatian

- Aldo Buzi

Fitorja e arritur në testin e së shtunës me Albpetroli­n tregoi edhe njëherë se rrogozhina­sit janë në formë. Ndërsa sa u përket të afruarve Vogli,Troka dhe Bakalli, megjithëse ishte sfida e parë me fanellën rrogozhina­se bindën. Për “Panorama Sport” pas përfundimi­t të miqësores, trajneri Bledar Sinella deklaroi: “Ishte një test mjaft i vlefshëm për ne, ky që zhvilluam me Albpetroli­n të shtunën, pasi na dha mundësi që të krijojmë ide më të qarta rreth çdo lojtari të çdo reparti. Kemi pothuajse dy javë që kemi nisur përgatitje­t dimërore dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Megjithëse, na duhet ende punë që të përmirësoj­më akoma më tepër nëse duam të shikojmë një skuadër konkurrues­e ndaj kujtdo. Së bashku me stafin menduam që të bëjmë edhe disa lëvizje në formacion për të përshtatur gjithsecil­in në pozicionin e duhur”, deklaroi trajneri Sinella.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania