Panorama Sport (Albania)

Turbina “ngroh” tifozët me merkaton

- Mariglen Miraka

Tifozët cërrikas të Turbinës janë ndër mbështetës­it më të zjarrtë në Shqipëri. Siç dihet, ata mbështesin në çdo ndeshje ekipin e zemrës duke e mbushur stadiumin “Nexhip Trungu”. Jo vetëm kaq, por ultrasit e verdhë e ndjekin edhe në takimet në transfertë Turbinën. Kjo e fundit është përforcuar në këtë merkato dimri, duke bërë katër blerje tepër cilësore. Bëhet fjalë për portierin Klevis Hasanbelli, mbrojtësin Florian Peqini, mesfushori­n Alaidin Sallaku dhe sulmuesin Odeon Bërdufi. Tifozët cërrikas i mirëpresin këta futbollist­ë me peshë, që rikthehen përsëri te Turbina. Ardhja e tyre ka ngrohur shumë sportdashë­sit që falënderoj­në shumë drejtuesit për këtë merkato cilësore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania